Deputeti Lefter Maliqi njihet si një nga ligjvënësit më aktiv në Kuvendin e Shqipërisë dhe qëndrimi i tij ndaj mazhorancës ka qenë kundërshtues për shumë çështje dhe tema debati.
Sot ai është i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku po flet për situatën në tërësi që ka shkaktuar koronavirusi në vend dhe menaxhimin e saj nga autoritetet.
Ajo çfarë është vënë re ka të bëjë me look të ri pasi ka vendosur të lërë mjekrën.
Me siguri që edhe berberi i zotit Maliqi e ka marrë me seriozitet urdhërin e qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre, në kuadër të masave parandaluese kundër Covid 19.