Sidrit Bejleri është një nga artistët e paktë që i kanë mbijetuar viteve dhe vazhdon të jetë shumë i dashur dhe karizmatik për publikun. Jemi mësuar ta shohim përherë me imazhin e tij pa flokë, mirëpo në një foto të fundit ai shfaqet jo vetëm me flokë, por edhe në një shfaqje kushtuar atyre.
‘’Për një palë flokë’’ titullohet shfaqja ku do të marrë pjesë Sidriti së bashku me një kastë tjetër aktorësh.
Sidriti ka pësuar një transformim në paraqitje, e kjo për shkak të rolit që do të luajë. Këngëtari ka postuar një foto në Instagram, ku të shumta kanë qenë komentet. (E.K/ SHUPLAKA)