Një shtetase me origjinë Kosovare që rrezikonte mbytjen është shpëtuar nga pushuesit pak minuta më parë në plazhin e Velipojës. Menjëherë pas ndihmës së parë është lajmëruar shërbimi i ambulancës që me të mbërritur ka transportuar gruan në spital jashte rrezikut për jetën.
Në këtë fillim sezoni veror vijojnë problematikat në plazhe. Burime bëjnë me dije se mungesa e rojeve të plazhit në kullat e vrojtimit, në të gjithë vijën bregdetare në Velipojë, përbëjnë një problem serioz për sigurinë e pushuesve. Ndërkohë ende nuk janë marrë masa për përmirësimin e situatës.