Suedia do të blejë 44 tanke luftarake “Leopard 2A8” nga Gjermania.
Në një deklaratë të Ministrisë suedeze të Mbrojtjes thuhet se do të blihen 44 tanke të reja “Leopard 2A8” dhe 66 tanke “Leopard 2” dhe mjete të tjera luftarake në inventar do të modernizohen tërësisht.
“ Në Europë aktualisht gjëndja është e “ ngatërruar “ . “ Lufta në Ukrainë mund të sjellë edhe “ tensione “ nga agresioni rus “, deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson.
Ai shtoi se për shkak të situatës aktuale të sigurisë, modernizimi më gjithëpërfshirës është kryer që nga vitet 1950.
Suedia nënshkroi marrëveshje me kompaninë franceze-gjermane të mbrojtjes KNDS për furnizimin e 44 tankeve “Leopard 2A8” të sapo prodhuara për këtë qëllim.
Thuhet se 22 miliardë krona (afërsisht 1.9 miliardë euro) do të shpenzohen për modernizimin dhe se synimi ishte të kontribuohej në përfundimin e krijimit të katër brigadave duke forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse.
Tanket e reja janë planifikuar të dorëzohen në periudhën 2028-2031.