17:02 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Siguria në plazhe, bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

13:32 | 22/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siguria në plazhe, bllokohen 16 jet ski, skafe dhe gomone në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Policia kufitare ka bllokuar sot 16 mjete, lundruese në Ksamil, Durrës, Shëngjin dhe Velipojë

Në mjetet e bllokuara nga policia përfshihen 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone.

6 nga drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur me nga 100 mijë lekë gjobë, ndërsa 10 të tjerët u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë dhe për mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i Policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare, për sigurinë e pushuesve.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara: 12 jet-ski, 2 skafe dhe 2 gomone.

7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.

Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masa administrative 10 000 – 20 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Etiketa: mjeteskafe
Pas

Tirana e pastër, aksion në të 27 Njësitë, Veliaj: Të gjithë bashkë për një qytet më të pastër

Para

Qeveria në Maqedoninë e Veriut, Mickoski: T’i përveshim mëngët, të luftojmë krimin

Para
Qeveria në Maqedoninë e Veriut, Mickoski: T’i përveshim mëngët, të luftojmë krimin

Qeveria në Maqedoninë e Veriut, Mickoski: T'i përveshim mëngët, të luftojmë krimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

Video/ Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës, pamje nga vendngjarja

Ndalon minat tokësore kundër personit, Ukraina tërhiqet zyrtarisht nga Konventa e Otavës

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.