03:33 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Siguria në Rinas, Basha: Kompania në bashkëpronësi të njeriut të PS, bashkëshortja drejtoreshë e rëndësishme

15:25 | 11/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siguria në Rinas, Basha: Kompania në bashkëpronësi të njeriut të PS, bashkëshortja drejtoreshë e rëndësishme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë para mediave tha nga selia blu se shteti ka rënë përpara krimit.

Basha deklaroi se si çdo herë tjetër, Edi Rama ua ngarkoi përgjegjësinë të tjerëve, duke argumentuar se në çdo formë, kur dhunohet rendi dhe siguria përgjegjësja kryesore është qeveria.

“Edi Rama rënien e shtetit para krimit do t’ia kalojë privatit. Si për çdo gjë tjetër ai nuk mban përgjgjësi por ua hedh fajin të tjerëve. Ngjarja e Rinasit nuk është e vetmja pasi atentatet dhe vrasjet po ndodhin në vlorë dhe në gjithë vendin. Ato janë instaluar nga Edi Rama në pushtet. Grabitja nuk është një fenomen i veçuar e cila ndodh në vendin më të sigurtë dhe të ruajtur.

Basha hodhi edhe akuza të forta ku deklaroi se truri i bandës, Admir Murataj ishte prej 6 vitesh në kërkim, por nuk u kap, duke shtuar se, “kompania figuron të jetë në bashkëpronësi të njërit prej njerëzve më të afërt të PS, avokatit Eno Bushit, i njohur edhe si avokati i Riformatos, pilotit që u rrëzua me avionin plot me drogë në Divjakë, kurse bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e agjencisë nacionale të trafikut ajror”.

Në deklaratën e tij, kryedemokrati ripërsëriti qëndrimin e tij se fajtore për grabitjen në Rinas mbetet qeveria, duke argumentuar se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ashtu siç u bë pjesë e kabinetit në mënyrë të paligjshme, ka thyer edhe një tjetër ligj, nuk ka siguruar rendin dhe sigurinë në aeroport.

“Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin në thyerje të kushtetutës si kryetar të këshillit mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, kohë që u grabit dy herë. Ndërkohë që Kompania merr 5 euro nga cdo qytetar që kalon në Rinas por nuk siguron asgjë. Përgjegjësja është shteti dhe asnjë kompani private, është vetë ministri i Brendhsëm.

Por ministri nuk ka ndërmend që të sigurojë rendin dhe qetësinë në vend. 8 orë pas ngjarjes fakte tronditëse kanë dalë në dritë. Ngjarja mund dhe duhej parandaluar nëse do të zbatohej urdhri ligjor i cili parashikon 950 milion lekë mbi shumën të shoqërohëet dhe garantohet nga Policia e Shtetit. Dosja e Rinasit ka nxjerrë në dritë duke zgjedhur Sandër Lleshajn kryetar të këshillit drejtues të aviacionit civil. Nën drejtimin e këtij këshilli nga Lleshaj aeroporti është grabitur dy herë. Kompania private që ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë figuron në bashkëpronësi të avokatit të PS-së, Eno Bushi, i njohur si avokati i Riformatos, piloti italian të avionit me drogë. Ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë. Përballë këtyre fakteve më shumë pyetje shtrohen”.

Basha ngriti edhe një sërë pyetjesh, pa përgjigjet e të cilave sipas tij nuk mund të ketë rend dhe siguri në vend.

“Pse nuk u zbatua ligji i mësipërm për shoqërimin e vlera të mëdha monetare nga Policia e Shtetit? Pse Sandër Lleshaj u emërua në shkelje të ligjit si përgjegjës i sigurisë ajrore dhe gjatë detyrës së tij u grabitën dy herë para? A janë10 milion euro në duart e bandës? A janë segmentet shtetërore, ato të policisë si në rastet e kultivimit të drogës të përfshira në këtë grabitje. Për aq kohë sa këto pyetje nuk marrin përgjigje, nuk ka shqiptarë që nuk e kupton se Edi Rama është përgjegjës. Kjo shpjegon edhe për të mbuluar shkeljen ligjore duke nxjerrë forcat e armatosura në aeroport, duke shkelur qartë ligjin mbi forcat e armatosura.

Më kot presim të zbardhen hetimet, pyetjet pa përgjigje për qeverinë e lidhur me krimin sa vijnë e shtohen. Grabitja në aeroport është vetëm një, ndaj zgjidhja e vetme për të ndalur grabitjen e përditshme të shqiptare dhe për të çuar para drejtësisë përgjegjësit nuk është më as tek shteti i rënë, as tek policia që dhunon qytetarët e pafajshëm, as tek prokurororia e kapur. Është tek sovrani dhe bashkimi i tyre për të kthyer kushtetutën rendin dhe sigurinë. Kjo është emergjencë kombëtare e çdo shqiptari patriot dhe të ndershëm”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

I rrëshket goja Rudina Hajdarit: Zoti Palla, mos na jepni leksione (Video për mos t’u humbur)

Para

Financimi i partive politike, Zguri: Në zgjedhjet e ardhshme raportojnë edhe kryetarët e bashkive

Para
Financimi i partive politike, Zguri: Në zgjedhjet e ardhshme raportojnë edhe kryetarët e bashkive

Financimi i partive politike, Zguri: Në zgjedhjet e ardhshme raportojnë edhe kryetarët e bashkive

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.