Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha janë sot pjesë e një aktiviteti ku po flitet në lidhje me për sigurinë në shkolla, ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin.
Rama: Shkolla të reja frut i një investimi 10-vjeçar, ku sipas volumit të fondeve të vëna në dispozicion, kemi arritur të ndërtojmë e rindëtojmë në 10 vite më shumë se sa në 40 vite të marra së bashku.
Nuk është vetëm sasia, është edhe cilësia.
Jemi fokusuar edhe tek fuqizimi i autoritetet të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore, që është bërë me të gjitha mënyrat e nevojshme, mbi të gjitha duke vendosur si një motiv strategjik rritjen e vazhdueshme të pagave të mësuesve. Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të bërë në qershor, që pagën mesatare ta kemi 950 euro.
Një rritje shumë domethënëse brenda së cilës ka edhe një përshkallëzim sipas eksperiencës.
Synimi ynë, Shqipëria 2030 kampione në rajon në të gjitha aspektet dhe të anëtarësohet në BE.
Pe ne nuk jemi Zvicra? Sepse për një kohë shumë të gjatë kemi mbetur shumë pas në dije. Është dija që i kthen pasuritë natyrore në pasuri të përbashkët dhe i jep mundësi vendit të transformohet më shpejt.