Në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të një projekti pilot, mbështetur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit, janë trajnuar 15 Oficerët e parë të Sigurisë, të cilët do të jenë pjesë e trupës mësimore pranë shkollave të mesme të Kryeqytetit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Roli i oficerëve të sigurisë do të jetë evidentimi i problemeve të ndryshme të sjelljes dhe parandalimi në kohë i konflikteve të vogla mes nxënësve, apo edhe në marrëdhënie me mësuesit.
Oficerët e Sigurisë do të jenë pika lidhëse mes shkollës dhe Ministrisë së Arsimit, në të cilën do të ekzistojë edhe një qendër operacionale, për shkëmbimin në kohë të informacioneve të ndryshme që vijnë nga shkollat, nëpërmjet Oficerëve të Sigurisë dhe dhënien e asistencës teknike për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që në fillesat e tyre.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post