Në komisionin për Sigurinë Kombëtare po shqyrtohet projektligji ‘Për Policinë e Shtetit’. Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj tha se një projektligj kaq i rëndësishëm nuk duhet të njoftohet 2 ditë përpara dhe kërkoi që të kalojë në shtator.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e tij tha se ka përmirësim drastik sipas statistikave. Në vitin 2012 ka pasur 125 vrasje ndërsa sot ka një rënie drastike në 35 vrasje.
Ferdinand Xhaferraj: Problem mënyra si po e diskutojmë. Jemi në pozita inferiore në krahasim me qeverinë, por të vendosemi në pozita të tilla edhe në raport me kohën është e papranueshme. Një projektligj shumë i rëndësishëm, të njoftohet 2 ditë përpara dhe të vihen materialet 2 ditë para është e papranueshme. 180 vrasje, 60 mbeten të pazbardhura, 30% potencial m shumë që krimi të vijojë me hakmarrjet. Projektligji duhet të kalojë në shtator, nëse doni t’i bëni gjërat siç duhet.
Taulant Balla: Përmirësim drastik sipas statistika, më i miri në 30 vjet. Nëse në 2012-ën ishin 125 vrasje me dashje, në 2023 ishin 35 vrasje, një rënie drastike, më e dukshme në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht shumëfishimit në numrit të mjeteve që lëvizin në Shqipëri në këto vite, pasi jo vetëm janë shumëfishuar mjetet nga shqiptarët, por edhe ata që zgjedhin Shqipërinë si dentinacion turistik. Bie në sy përgjysmimi i aksidenteve rrugore, në 2013 ishin 233, 191 janë në 2023 dhe përditshmëritë janë të larta në 2024-ën. Elementi i tretë për besueshmëri është edhe një tjetër. Nëse në 2013-ën 1 në 3 besonte te policia, sot jemi në 72% sot, 7 në 10 persona në Shqipëri e shohin policinë si institucionin më të mirë në vend.