09:31 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Siguria rrugore, policia krijon Njësinë e veçantë Operacionale

17:37 | 18/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siguria rrugore, policia krijon Njësinë e veçantë Operacionale

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka krijuar një njësi të re Operacionale, për Sigurinë Rrugore.

Kjo njësi operacionale është ngritur prej disa ditësh dhe përbëhet nga 11 punonjës policie. Këta do të veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.

Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është:

  • Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.
  • Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore
  • Eskortimet elitë
  • Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

DETAJET E POLICISË

Drejtoria e Policisë Rrugore

Krijohet Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit .

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh është ngritur dhe funksionon Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore .

Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar , të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.

Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është:

  • Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.
  • Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore
  • Eskortimet elitë
  • Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

Njësia Operacionale udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Rrugore, dhe në çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore

Gjate ditës së djeshme , Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes.

Gjatë kontrollit u konstatuan shumë shkelje të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve rrugore.

Tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara ishin shkeljet kryesore të rregullave te qarkullimit rrugor .

U kostatuan nga mjetet teknike Radarë, mjete me shpejtesi në kufijtë 130 – 170 km në orë.

Për këtë , u pezulluan 98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrolli do vazhdojë edhe në akset e tjera rrugore në ditët në vazhdim.

Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes e të zbatojnë rregullat e qarkullimit gjatë drejtimit të automjetit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: policia rrugore
Pas

Erdogan, thirrje turqve në Gjermani: Mos e votoni Angela Merkel

Para

Sulmi terrorist në Barcelonë, dalin pamjet kur policia qëllon agresorët (VIDEO)

Para
Sulmi terrorist në Barcelonë, dalin pamjet kur policia qëllon agresorët (VIDEO)

Sulmi terrorist në Barcelonë, dalin pamjet kur policia qëllon agresorët (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

FOTO/ Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja. Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg, vrau në 1997 dy vëllezërit Gjini

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.