02:51 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Siguria ushqimore flet ekspertja Paluka:Konsumatorët të blejnë në tregjet e lejuara

13:57 | 07/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Siguria ushqimore flet ekspertja Paluka:Konsumatorët të blejnë në tregjet e lejuara

E ftuar në studion e Fax News për të folur për sigurinë ushqimore  ka qenë Valbona Paluka drejtoreshë e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë.

Lidhur me skandalet e fundit Paluka  tha se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është nën kontroll. Ajo u shpreh se Ministria ka dy sisteme laboratorësh me anë të së cilës analizon të gjitha mostrat binore dhe shtazore që qarkullojnë në treg.

“Ne kemi dy sisteme  laboratorësh të cilët realizojnë analizat a të gjitha mostrave që qarkullojnë në treg. Ka një kontroll permanent nga ana jonë. Ne, mënyrën e analizimit e bëjmë në bazë të legjitlacionit europian “, tha Paluka.

Në fjalën e saj Valbona Paluka u shpreh se produktet shqiptare janë brenda normave që duhen, dhe vazhdojnë të eksportohen në Europë.

“Shqipëria vazhdon transportin e kafshëve të gjalla, të peshqeve, të vezëve, te produkteve bimore. Ky eksport bëhet në bazë të analizave që kryhet në laboratorët tanë.” u shpreh drejtoresha Paluka.

Gjatë vitit 2018 dhe tremujorit të parë të 2019 produktet shqiptare kanë qene brenda normave të lejuara për sa i përket sasisë së pesticideve tha më tej Paluka.

“Në 2018 dhe në muajt e parë të 2019 të gjitha mostrat e analizuara kanë qenë brenda standarteve që duhen për sa i përket pesticideve. Produktet blihen, dhe fermerët kanë kujdes në sasinë e hedhjes se pesticideve tek bimët. Ne marrim produktin në pikat e grumbullimit në ferma në Shqipërinë dhe ska pasur asnjë rast që të jetë jashtë normave. Rrezikshmëria më e madhe qendron te produktet shtazore” vijoi më tej Paluka.

Paluka thotë që përdorimi hormoneve është zëvëndësuar në masën 80%.

Ekspertja tha ndër të tjera që nuk duhet të ngremë pyetjen a është i dëmshëm vaji i palmës apo jo por duhet pasur kujdes sasia e saj në produket ushqimore, që konsumojmë.

“Siguria ushqimore është shkencë. Vaji i palmës është pjesë përbërëse në shumë ushqime që ne konsumojmë. Nuk është çështja a duhet të konsumohet ose jo, ka një vlerë të caktuar brënda së cilës duhet të jetë.” tha Paluka.

Drejtoresha shtoi gjithashtu  se konsumatorët duhet të kenë kujdes në ato që konsumojne në sajë të metabolizmit të tyre.

“Ka shumë produkte që konsumatori duhet ti shohë në etiketë pasi ka njerëz që janë alergjikë.”

Paluka tha i gjithë kontrolli bëhet në bazë të planeve të monitorimit dhe se I bën thirrje njerëzve të mos blejnë në tregjet e palejuara dhe se ata duhet të blejnë produkte të çertifikuara.

“Kontrolli bëhet sipas planeve të monitorimit. Konsumatori nuk duhet të blejë në tregjet që janë të palejuara. Nuk duhet të blejnë në këto tregje dhe pse mund të jenë të lira.

Unë blej aty ku plotësohen kushtet, ku datat e skadencës janë të pasqyruara dhe unë jam një blerëse e produkteve vendase.” vijoi drejtoresha.

Së fundmi ekspertja tha  që ka abuzime por që situate është nën kontroll

“Ka abuzime në datat e skadencës, por vlen për tu theksuar pronarët e biznesët që bëjnë denoncimin e këtyre abuzimeve. Duhet një bashkëpunim mes të gjithë partnerëve.” përfundoi Valbona Paluka.

Etiketa: siguria ushqimoresiguria ushqimore brenda kontrollitValbona Paluka
Pas

”Piranjat nga Shqipëria”, The Sun: Trafikantët mbushin valixhet me paratë e kokainës

Para

Helmimi në Bulqizë/Dalin rezultatet e analizave të para, ISHP: Uji nuk ka ndotje mikrobiale

Para
Shkon në 78 numri i të helmuarve nga uji në Bulqizë, 24 prej tyre fëmijë

Helmimi në Bulqizë/Dalin rezultatet e analizave të para, ISHP: Uji nuk ka ndotje mikrobiale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.