Kryetari i Urdhërit të Veterinerit, Thoma Puriqi i ftuar në Fax News foli për problematikat e gjurmueshmërisë së gjedhëve, problem ky sipas tij i cili lë shumë për të dëshiruar.
“Problemi i gjurmueshmërisë i cili është pjesa kryesore e sigurisë ushqimore lë shumë për të dëshiruar dhe është një problem disa vjeçar në vendin tonë. Sot gjendja e gjurshmërisë nuk është shumë e kontrolluar. Kafshët në ferma janë të pa matriklullura. Sistemi i gjurmueshmërisë ka të bëjë me tufën bazë. Lëvizja e kafshëve nuk është në kontrollin e duhur veterinar, pasi siguria ushqimore themi e kemi nga thertorja tek konsumatorët, por problemi fillon nga tufa, që ka një libër mjekimi, të jetë e matrikulluar dhe të jenë të evidentuara të gjitha kafshët e tufës, por dhe të gjitha problematikat që kanë kaluar për sa i përket shëndetit veterinar.
Që të kontrollohet ky zinxhirë duhet të evidentohen në tufë, gjë që ne nuk e kemi. Çertefikatat e këtyre lëvizjeve në shumicën e rasteve janë fiktive, por duhet ndërtuar një sistem gjurmueshmërie duke fillura që nga matrikllimi.
Mjeku veterinarë është profesioni me i urryer më i pavlefshëm qoftë nga shoqëria qoftë nga politka. Mjeku veterinarë duhet të jetë në piedestal, pasi nga ai buron zinxhiri ushqimor. Qoftë nga pikpamja finaciare qoftë nga imazhi, për mjekun veterinar nuk kujtohet njeri.
Përgatitja mjekëve të rinj veterinarë sot lë për të dëshiruar në disa plane. Kanë probleme dhe vetë kurrikulat, por mungon baza didaktike, pa financën nuk mund të ketë bazë didaktike. Nga bankat e shkollës në këtë aspekt unë do bëja thirrje pasi nuk është vlerësuar sa duhet. Mendimi im është se duhet që këtë strategji të bëhen nga një këshill i gjerë ekpertësh, që të përcaktojnë qartë për disa sëmundje që mund të eliminojmë”.
Si paraqitet gjendja e thertoreve në Shqipëri?
Tani për të qenë të sinqertë ka një lëvizje pozitive, jam dakrod me disa qasje radikale të AKU-së. Kafshët nuk venë në thertore sepse theren në mënyrë të fshehtë. I bëj thirrje njerëzve, oponionit publik mos të qasen tek dyqani që nuk ka vulë veterinare. Ka kaluar tek thertorja, por një element mes thertoreve dhe fermerit, janë disa transportues që ja marrin fshatarit pa matrikull dhe këtu nuk kemi gjurmueshmëri.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post