04:16 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sigurimi i detyruar për banesat, Avni Ponari në ”Fax News”: Projekt i Bankës Botërore, duhet parë si investim

07:57 | 11/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sigurimi i detyruar për banesat, Avni Ponari në ”Fax News”: Projekt i Bankës Botërore, duhet parë si investim

Sigurimi i detyruar në raste përmbytjesh është kthyer së fundi në një nga diskutimet më të nxehta, marr shkas kjo edhe nga situata e fundit e reshjeve. Avni Ponari kreu i Sigal i ftuar sot në ‘’Fax News” dha versionin e tij se pse ky sigurim duhet të bëhet.

Sipas tij në vendin tonë dëmet nga fatkeqësitë natyrore i shkaktojnë miliona euro shtetit, dhe Banka Botërore propozon që të hyjnë në fuqi një ligj për të bërë të detyrueshëm sigurimin e banesave, ashtu siç bëhet në të gjitha vendet e rajonit.

“Nëse flasim për pagesat e dëmeve ka dy mënyra. Mënyra e parë është ajo e shkuarjes direkt në kompani, ku janë të gjitha të dhënat e asaj që mbulohet nga ana e kompanisë. Po çfarë ndodh dhe cili është fenomeni?

Çdo kompani është e interesuar për ta paguar faturën sa më shpejt, po në rast se ndërhyjnë avokatët çështja kalon në një proces gjyqësor të gjatë. Në rast se klientët do të shkojnë drejtpërdrejt te kompania atëherë do të kemi edhe pagesa më të shpejta.

Avokatët thonë se janë ata që arrijnë të sigurojnë dëmshpërblimet gjë që nuk është e vërtetë. Çdo kontratë sigurimi është një kontratë ligjore, çka e detyron kompaninë që të dëmshpërblejë klientët.

Sa i përket nismës së fundit, ky është një projekt i Bankës Botërore, që sigurimi nga katastrofa të kalojë në një projektligj, ashtu siç e kanë të gjitha vendet e tjera të rajonit. Ne i kemi bërë qeverisë një propozim që të ketë një prim për këto banesa. Sigurimi nuk është taksë, por është investim. Nëse do të ishte për mua, do të doja që të kishte sa më pak aksidente. 

Ka 15 vite që është harruar iniciativa për të siguruar banesën nga fatkeqësitë natyrore, nuk është taksë zoti Xhaxhiu. Duke pasur sa më shumë sigurime aq më shumë liri ka qytetari. Liri për zgjedhjen e spitalit ku do të shkojë, apo edhe liri nga ana e shtetit, 

Vetëm 50 mijë lekë është sigurimi i një shtëpije dhe askush nuk e bën këtë. Në Shqipëri paguhen rret 70-80 milionë euro dëme në një vit nga ana e kompanive të shoqërimit. Para një viti ne paguam një fabrike 2 milionë euro dhe askush nuk del dhe e thotë këtë. Dhe nga ana tjetër dalin persona që e shpikin vetë dëmin në mënyrë që të marrin paratë.

E vërteta është që ka pasur disa biznese që kanë qenë të siguruara nga përmbytjet e pak ditëve më parë, që përfshijnë disa banesa por edhe biznese. Të gjithë këta persona po përgatitet i gjithë dokumentacioni për të dhënë shpërblimet. Një pjesë e bizneseve dhe në autostradën Tiranë-Durrës kanë qenë të siguruara”, u shpreh Avni Ponari.

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: avni ponarifax news
Pas

KUSH është moderatorja e njohur që është zgjedhur në krye të Shërbimit Kombëtar të Rinisë

Para

Nga emigrante e nënvlerësuar në psikologe, historia e doktoreshë Luljetës

Para
Nga emigrante e nënvlerësuar në psikologe, historia e doktoreshë Luljetës

Nga emigrante e nënvlerësuar në psikologe, historia e doktoreshë Luljetës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.