Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, e ka cilësuar si të gënjeshtërt premtimin e Edi Ramës për futjen gratis në skemën e sigurimeve shëndetësore të 600 mijë personave.
Shehu shprehet se Rama duhet të qartësojë se cilat janë ato shtresa të popullsisë që përfshihen në këtë shifër prej 600 mijë personash dhe bazën logjike të këtij hapi.
PD kërkon që kryeministri të shpjegojë se nga dolën 600 mijë persona në një kohë kur Shqipëria ka 2,800.000 banorë.
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:
Së pari kjo është një tjeter deklaratë e genjeshtërt, shume larg realitetit qoftë dhe thjesht atij numerik të popullsise sonë.
Ne lidhje me këtë vendim z.Rama duhet të qartësoje se cilat janë shtresat e popullsise, që përfshihen në këtë shifer prej 600 mijë personash dhe bazen logjike të ketij hapi.
Sipas llogaritjes së qeverise, sa del në këtë mënyrë popullsia e Shqiperisë?
Sidoqoftë, për të sqaruar opinionin mund të shikojme disa llogaritje të thjeshta:
Në mënyrë aktive, në skemen e sigurimeve shendetësore janë reth 1 205 000 vetë.
Në menyre pasive, në skemë jane reth 1 400 000 vetë, ku hyjnë pensionistet, nxënësit e studentet, femijet, ata në kërkim të punes, familjet me ndihme ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, etj.
Pta, të gjitha këto kategori shkojnë në mbi 2 600 000 persona.
Nga sa dime ne, Shqiperia ka reth 2 800 000 banore.
ATEHERE PYETJA JONE ESHTE, NGA DOLEN KETA 600000 PERSONA QE FLET RAMA?
Nëse popullsia jonë është rritur me nje ritëm të tille galopant në nje vit, Qeveria duhet ta publikoje një lajm kaq të gezueshem!!!
Në fakt, këtu kemi te bejme vecse me nje spekullim dëmtues të radhes, sic ishte ai i “SHENDETESISE FALAS” dhe asgjë më tepër.
Ndersa diferenca prej reth 200 000 personash përbehet kryesisht nga të vetepunesuarit, që duhet të behen pjese e skemes aktive, ose nga ata që punojne ne te “zeze” dhe që duhen formalizuar.
PRA VENDIMI I DJESHEM JO VETEM QE ESHTE NJE SPEKULLIM, POR GJITHASHTU NXIT AKTIVITETIN INFORMAL SI DHE BEN QE EDHE PERSONAT QE KONTRIBUOJNE NE KETE SKEME TE FILLOJNE TE MOS E BEJNE KETE, DUKE FUTUR KESHTU TE GJITHE SISTEMIN NE KOLAPS.
Një vendim ky, që duke kërkuar të maskoje deshtimin e mashtrimit “Shendetesi Falas”, mund të shtyje të gjithe skemen tone të finacimit shendetësor drejt humnerës.
POR FATMIRESISHT ZGJEDHJET E REJA JANE AFER!