11:36 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sigurimsi “Venus”/ Reagon Shoqata e të Përndjekurve Politikë: Dënojmë vendimin e gjykatës, i bëjmë thirrje SHBA për ndihmë

22:56 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sigurimsi “Venus”/ Administrativja rrëzoi Autoritetin e Dosjeve, reagimi: Disponojmë dokumente, do ta apelojmë

Shoqata  Antikomuniste e  të Përndjekurve Politikë të Shqipërisëka reaguar idhur me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila ka  pranuar shfuqizimin e vendimit të këtij autoriteti që e cilësonte prokurorin Bujar Sheshin, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Shoqata e të Përndjekuve Politikë e ka dënuar këtë veprim duke u shprehur se qe ish-sigurimi  i shtetit i instaluar në institucionet shtetërore po demonstron gjithnjë e me hapur  përkundër përpjekjeve të popullit shqiptar për tu shkëputur  nga e kaluara kriminale komuniste .

Më tëj shprehet se Sheshi është  anëtar i zgjedhur i KLP -së, një nga institucionet  kryesore te drejtësisë shqiptare u identifikua  zyrtarisht si pjesëtar i Sigurimit  të Shtetit  nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish- Sigurimit te Shtetit gjë që e bën zgjedhjen e tij në këtë institucion te pa ligjshëm dhe  detyron shkarkimin e tij nga KLP.

Deklarata e plotë

Shoqata Antikomuniste  e të Përndjekurve të Shqipërisë denoncon me indinjate  revanshin qe ish-sigurimi  i shtetit i instaluar në institucionet shtetërore po demonstron gjithnjë e me hapur  përkundër përpjekjeve të popullit shqiptar për tu shkëputur  nga e kaluara kriminale komuniste .  Ne ish te përndjekurit  politike antikomuniste , viktima te terrorit komunist  ne Shqipëri  dënojmë me force vendimin e sotëm te Gjykatës Administrative Tirane qe ne kundërshtim me te gjitha provat  dhe dëshmitë vendosi të  beje te bardhën të zezë duke vendosur qe një nga pjesëtarët  e njohur te Sigurimit te Shtetit  si bashkëpunëtor, i diplomuar i shkollës se Sigurimit Te shtetit  dhe hetues ne procese hetimore politike i tij ta shpallë atë “jo sigurimis”. Sheshi  anëtar i zgjedhur i KLP -së, një nga institucionet  kryesore te drejtësisë shqiptare u identifikua  zyrtarisht si pjesëtar i Sigurimit  të Shtetit  nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish- Sigurimit te Shtetit gjë që e bën zgjedhjen e tij në këtë institucion te pa ligjshëm dhe  detyron shkarkimin e tij nga KLP . Ky  vendim  me gjithë provat  , tashme te bëra publike u kundërshtua nga  Sheshi në Gjykatën Administrative  e cila vendosi  sot te dale ne krah të krimeve të komunizmit dhe autorëve të tyre , duke  vendosur ne favor te  ish sigurimsit Sheshi . Nuk është  hera e parë  qe drejtësi shqiptare  e kontrolluar nga autore te krimeve te komunizmit apo pinjollë te tyre  vendos te pozicionohet ne krah të krimit komunist, duke u kthyer nga institucion drejtësie ne institucion padrejtësie. Shoqata ka prova  zyrtare dhe dëshmi te viktimave qe vërtetojnë qenien e sheshit pjese e Sigurimit te Shtetit  dhe pjesëmarrjen  e tij ne  krimet e komunizmit procese politike dhe tortura te kundërshtarëve politike te diktaturës komuniste një pjesë të së cilave i kemi bërë edhe publike .

Ne te përndjekurit politike antikomuniste dënojmë me indinjatë këtë vendim te  Gjykatës te cilin e konsiderojmë të pa drejtë dhe kundër te gjitha provave e dëshmive si dhe një vazhdimësi të praktikave te mos ndëshkimit te krimit komunist qe drejtësia shqiptare. Ne mbështesim  me vendosmëri Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e  Ish -Sigurimit te Shtetit  në përmbushje të detyrës se tyre kushtetuese ne zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe autorëve te tyre .

Ne  inkurajojmë këtë institucion me rendësi te veçantë për ne, besojmë edhe për shumicën e shqiptarëve,  te mos  intimidohet e dekurajohet nga  përpjekjet  e ish sigurimit te shtetit dhe mbetësit politike e juridike të tyre  por te vazhdojë të përmbush sa me mire te jete e mundur detyrën e tij kushtetuese : Hapjen e dosjeve të krimeve te Sigurimit te Shtetit

Ne i bëjmë thirrje institucioneve kombëtare e ndërkombëtare  të vetingut ,që ne kuadër të reformës në drejtësi  ,kane marre  përsipër  pastrimin e drejtësisë nga krimi të mos tolerojnë autorët e krimeve të komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ),si në rastin në fjalë, të jenë edhe me tej pjesëtar të sistemit te drejtësisë ne Shqipëri. Ne kërkojmë qe këto institucione të marrin në shqyrtim vendimin  e sotëm të Gjykatës dhe te hetojnë mungesën e ligjshmërisë se këtij vendimi  skandaloz .

Të befasuar nga indiferenca e opozitës “antikomuniste” ndaj rastit në fjalë por dhe te tjera si këto, i kërkojmë PD-së dhe forcave te tjera politike antikomuniste te reagojnë me përgjegjshmëri ndaj pranisë apo riciklimit ne drejtësi dhe  institucioneve te tjera te autorëve te krimeve te komunizmit duke përdoruar vendimet e gjykatave ne kontrollin politik të ish komunistëve .

I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike te SHBA ,BE , OSBE si  mbështetës  kryesor te reformës ne drejtësi të kenë ne vëmendje këto vendime e praktika te Gjykatave shqiptare që me shume se çfarëdo e kushdo tjetër minojnë përpjekjet për reformimin aq te kërkuar të drejtësisë ne Shqipëri. Pa pastrimin e drejtësisë nga autoret e krimeve te komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ) nuk mund te pretendohet për reformim te sajë.

Kryetari

Nebil Çika

 

 

Etiketa: bujar sheshireagon shoqata e te perndjekureve politike
Pas

“Grupi synon të protestojë kundër qeverisë”, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Para

“Aeroporti nuk i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve”. Grabitja e 6.5 milion eurove, mediat kineze jehon rastit

Para
Çfarë nuk u pa nga grabitja e aeroportit në Rinas, fotot që pushtuan rrjetin (MEME)

"Aeroporti nuk i përket kinezëve, por të gjithë shqiptarëve". Grabitja e 6.5 milion eurove, mediat kineze jehon rastit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.