Gazetarja Mirilda Tili ishte e ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli kryesisht për epideminë e Koronavirusit, rrezikun që ka Shqipëria por edhe për Samitin e Paqes që është mbajtur në Kore në të cilin ka qenë pjesmarrëse.
Ajo tha se në vendin tonë nuk ka asnjë konstatim të kësaj epidemiae të shfaqur tek ndonjë person ndërsa theksoi se marrja e masave është diçka e cila duhet të bëhet patjetër.
“Koronavirusi duhet t’i dihet faleminderit për diçka nëse mund të shprehem kështu, ka shtuar kërkesën për higjenën me të cilën bëjmë kompromise gjatë ditës. Higjena është shumë e rëndësishme për gjithë këtë çështje. A duhet të alarmohemi? Sigurisht që po, edhe në rastet e një gripi të zakonshëm duhet të marrim masa. Përdorimi i maskës është një tregues se ti je i kujdesshëm për shëndetit, dhe uroj që kjo të kthehet në ‘modë’.
Ishim në samitin e Paqes në Seul dhe ajo çfarë konstatuam, se kur jam kthyer në aeroport në Shqipëri nuk ka pasur masa pavarësisht se deklaratat publike kanë thënë që masat kanë ekzistuar.
Kemi rrezikun afër po nuk kemi raste, duhet të mbetemi tek deklaratat zyrtare, vetë ministrja e Shëndetësisë është shprehur se kemi marrë të gjitha masat hyrëse dhe dalëse në pikat kufitare, ndërsa ne nuk i kemi parë këto masa”, tha Tili.
Gazetarja e Fax News, tregoi edhe eksperiencën e saj në Samitin e Paqes ndërsa rrëfeu një sërë masash që ka konstatuar se janë marrë gjatë vizitës saj në Seul
“Çfarë ndodhi në aeropoartin e Stambollit dhe Seulit? Kishin shtuar masat ku jo vetëm matej temperatura, ishin shishet e disinfektimit, të cilën do këshilloja të përdorej në çdo institucion. Situata që pashë në Kore nuk është e re për mua sepse kur kam bërë studimet e kam parë gjatë gjithë vitit, diçka e tillë është shumë normale, shpresoj ta kemi këtë masë mbrojtëse. Në çdo dalje, kishe mundësi të bëjë disinfektimin e duarve, edhe në autobus ishte shishja e disinfektimit, salla aktivitetesh, kudoi që të ishe. Punonjësit e shërbimit ishin të pajisur me një maskë pavarësisht se je ose jo i prekur.
Samiti i Paqes Botërore ishte një nga aktivitetet që qeveria koreane lejoj të zhvillohej, pati anullime fluturimesh për shkak të frikës megjithatë kishte një pjesmarrje prej 7 mijë vetash. Një aktivitet i tillë, do doja të ndaja edhe mundësinë që mu dha ta ndiqja nga afër Samitin, ajo çfarë ishte e mrekullueshme ishte të shihje 9 mijë çifte të cilët ose ishin martuar ose rikonfiguroheshin dhe bënin përshtypje përdorimi i maskave edhe nëse nuk do të kishte Koronavirus, mbajnë masa sigurie për të shmangur transmetimet e gripit cilido qoftë ai. Në gjithë atë pjesmarrje nuk u paraqit asnjë rast i dyshuar me koronavirus”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)