Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpallur listën me prioritetet qeverisëse për dy vitet e fundit të mandatit të tij qeverisës.
Në listën e prioriteteve sipas Ramës një vend kyç zë intesifikimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta, dhe më pas vijnë legalizimet, sqarimi i çështjeve të pronave në bregdet, apo kalimi online i shumë prej shërbimeve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ne do të vazhdojmë njësoj sikur ta kishin marrë atë dreq vendimi për çeljen e negociatave, do të fokusohemi të vazhdimi i mandatit, te 7 prioritetet që janë:
1-Përshkallëzim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit në nivele që nuk janë njohur asnjëherë më parë, është jetik për imazhin tonë ndërkombëtar.
2-Prioriteti dytë është, duke filluar nga 1 Janari deri në 2020, të mbyllen të gjitha sportelet që iu shërbejnë qytetarëve, të gjitha shërbimet që kanë lidhje me aplikimet të bëhen online. Nga 1 Janari 40% e shërbimeve do të bëhen online. E para sduhet të ketë më kontakt mes qytetarit që shërbehet dhe atij që shërben, që na e kanë marrë fytyrën.
Ata që punojnë në sportele do të kthehen nga gjobvësnës në shërbëtorë. Platforma e bashkëqeverisjes na ka krijuar mundësinë se çfarë ndryshimi ka mes një komunikimi online dhe një komunikimi sy më sy që na është kthyer në një tmerr. Ti aplilkon online dhe dosja të vjen në shtëpi.
3. Energjia dhe infrastruktura janë prioriteti i tretë, me disa vepra publike që do të nisin
4. Vija bregdetare që iu është marrë qytetarëve, dhe ka mbetur në duart e lloj lloj soji, flasim ka mbetur në dorë të të fortëve, sikur ta dinit sa prokuror disponojnë prona në vijën bregdetare do të vinit duart në kokë. Ka gjyqtarë që marrin vendime, dhe nga ana tjetër kanë mijë metra katrorë në menaxhim
5. Mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë, dhe legalizimi përfundimtar i tokës, ende jo për bizneset. Historia e legalizimeve është një histori suksesi në njërën anë, dhe një histori dëshpërimi në anën tjetër. Unë bëj 6 vite mbledhje dhe dal më i paqartë se sa hyj. Tani me sëpatë, kjo pritet dhe të gjitha tokat që nuk janë në konflikt brenda vitit 2021 duhet tu jepen njerëzve. Shtëpitë në fshat do të legalizohen të gjitha, ndërsa në qytet ato që nuk mund të legalizohen do të regjistrohen, në akset kombëtare nuk do të ketë asnjë legalizim. Nuk mund të bëjnë me presion dhe shantazh ndaj shtetit. Çfarë ti them unë asaj zonjës që thoshte se shteti ishte tallur me të se kishte marrë 130 milionë lekë?
6. Kampuset universitare duhet të jenë kantier, shkolla e policisë duhet të jetë kantier, galleria e arteve duhet të jetë kantier, nuk ka nevojë për duartokitje, ti ke meritë të merresh me paktin e universitetit, ske punë me këtë,.
7.Lëvizja e lirë e njerëzve, dhe bashkëpunim më i madh me vendet e rajonit
(E.K/Faxweb.al)