Regjizori Robert Budina i ftuar në ‘Fax News’ në emisionin “Natë me Xhaxhiun” tha se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do ta mbrojë deri në fund Teatrin Kombëtar.
Sipas tij edhe nëse do të shkohet drejt një veprimi ekstrem për ta mbrojtur fizikisht kjo do të ndodhë dhe teatri nuk do të lihet të shembet.
“Ne do të bëjmë veprimin ekstrem për të mbrojtur fizikisht”, tha Budina. Regjizori u shpreh se tashmë Rama nuk pyet për asgjë dhe kjo është diktaturë ku nuk mund të rrish indiferentë.
“Ai ëhstë një ligj i cili nëse rrëzon dekretin e presidentit t’i duhet të bësh një ligj të ri, ne nuk e dimë nëse do të shkojë tek presidenti, opor këtë nuk pyesin më. A mund të rri uën përballë kësaj situate”, tha Budina.
Regjizori iu përgjigj edhe eklaratës ironike të Ramës ditën e djeshme i cili kur u pyet se çdo të ndodhte sikur Gjykata Kushtetuese ta konsideronte në të ardhmen ligjin për teatrin antikushtetues, u shpreh se “Nuk shkohet me nëse, nëse do kishte halla…”.
Budina u shpreh kjo ishte një deklaratë e turpshme dhe paralajmëroi se ditën kur do të nisë përplasja fizike në shesh do të jenë mijëra qytetarë në shesh.
“Ditën që ne dotë përplasemi do të shikojmë se sa vetë do jemi në shesh, do shikosh se ku do shkojë Edi Rama. Ta shohim a do thotë pastaj Nëse halla do kishte…është e turpshme”, u shpreh Budina.
“Nëse në protestën e parë kemi qenë 3 mijë, kur të nisë përplasja fizike do të jemi 5-fish më shumë”, shtoi ai. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post