Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ironizuar ditën e sotme kryebashkikun e ri të Bashkisë së Devollit Eduart Duro.
Nëpërmjet dy fotove të publikuara nga vetë ish-deputeti në llogarinë e tij në Facebook, dallohet kryebaskiaku i ri i dalë fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit, i cili është duke hapur derën e Bashkisë së Devollit.
Sipas Salianjit Duro ka mbetur i vetëm, në vendin që fle dhe ruhet nga 150 policë e totalisht i braktisur nga administrata.
“I mbetur i vetëm në godinën e bashkisë ku fle dhe ruhet me 150 policë kandidati për kryetar në Devoll i rrethuar nga qytetarët dhe i braktisur nga administrate…”
Ndërkaq komenti i Salianjit vijon më tej duke u shprehur se Duro qëndron aty si roje dyqani që e hap dhe mbyllë vetë derën por e gjithë kjo pas orarit zyrtar.
“Sillet vetë si roje dyqani, e hap dhe e mbyll derën e godinës së bashkisë pas orarit zyrtar pasi largohen qytetarët”- përfundon Salianji.
Kujtojmë që Eduart Duro ka hyrë në Bashkinë e Devollit me forcë. Një prej punonjësve të administratës ka thyer forcërishtë bravën e derës, duke bërë kështu që kryebashkiku i ri të hyjë në zyrën e tij.
Dhe e gjithë kjo ka ndodhur pasi përfundoi orari zyrtar i punës së ish-Kryetarit të Bashkisë, Bledion Nallbati.