19:48 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sillni kafen turke të shohim të ardhmen”- Rama batuta me moderatorin në Pragë

13:23 | 31/08/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sillni kafen turke të shohim të ardhmen”- Rama batuta me moderatorin në Pragë

Kryeministri Edi Rama në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 foli për sfidat e Evropës, duke thënë se ky kontinent nuk është më aq i pasur sa ka qenë më parë.

Sipas kryeministrit, Europa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt. Teksa iu ndërpre fjala për shkak të kohës, Rama iu drejtua gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel.

Me humor, Rama i kërkoi gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen, duke e konsideruar këtë si qëndrim të padrejtë të Brukselit.

Pjese nga diskutimi: 

Rama: Europa nuk është më e re, është më e vjetra në glob. Nuk është më aq e pasur sa ka qenë. Ka pjesë të rajoneve të BE-së ku PBB po ulet. Europianët nuk janë të pritur të bëjnë shumë fëmijë, ndërkohë që të tjerët e bëjnë. Duhet krahu i punës. Kështu që qartësisht Europa ka nevojë për më shumë emigrantë nga ka sot, por në mënyrë të rregullt.

Vetëm mendoni këtë, TikTok në Kinë është i shndritshëm, shkëlqen. Gjithkush që hyn atje duket sikur jeton në parajsë. Ndërsa TikTok në Europë është një ferr. Europa po mbi rregullon gjithçka, po liberalizon median dhe lirinë e fjalës dhe kam shumë frikë që Europa do të përfundojë në një pozitë të tmerrshme nëse nuk do të jetë një dhe të flasë me një zë të vetëm. Ne duhet ta fitojmë luftën në Ukrainë. Si fitohet lufta në Ukrainë kur njëra palë është e angazhuar plotësisht, ndërsa palës tjetër i thuhet “po të japim këtë avionin, por duhet të fluturosh deri te ajo pjesa aty”. Pastaj u thuhet “duhet të luftoni dhe korrupsionin”.

Gazetari Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC…

Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që them gjithmonë, nëse ftoni njerëz nga Ballkani, duhet të zgjasni kohën. Në qoftë se doni memo, sillni nordikët, vendosuni 5 minuta, u japin memon dhe kthehen të akulli. Ne kur vijmë, ulemi, duam të diskutojmë, të argëtohemi. Sillni kafen turke, të shohim edhe të ardhmen te filxhani.

Aslan: Kryeministër…

Rama: Jeni gjermanizuar shumë miku im.

Aslan: Nuk mendon se është e gabuar kjo.

Rama: Të jesh shumë i gjermanizuar nuk është e gabuar? Është shumë e gabuar.

Aslan: Nuk mendoj se është gabim. Është koha të flasim për futbollin. Mendoj se është afërmendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë, gjithmonë kalojmë një kohë mjaft të këndshme. Është një kombinim i përsosur i përmbajtjes dhe argëtimit. Besojeni ose jo, kisha edhe më shumë pyetje.

Rama: Ku po shkon, çfarë do bësh?

Aslan: Jam këtu, kjo është mënyra ime për t’u thënë që seanca po përmbyllet. Është mënyra ime e thjeshtë, diplomatike që kjo seancë po mbyllet.

Pas

Gjermanët drejt qendrave të votimit/ Exit Poll: E djathta ekstreme pëparësi të frikshme në zgjedhje

Para

Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iliaz Toska, ndihmoi autorët të largohen

Para
Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iliaz Toska, ndihmoi autorët të largohen

Atentati ndaj Altin Halilit në Berat, arrestohet Iliaz Toska, ndihmoi autorët të largohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.