00:21 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Le të sakrifikojmë” Silva Bino: Të mbyllim fundjavat për të ulur numrin e të infektuarve, parashikimet nuk janë të mira për muajt në vijim

21:38 | 10/07/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sërish numër i lartë rastesh me Covid, deklarata urgjente e ministrisë së shëndetësisë

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava. Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Bino nuk u shfaq optimiste lidhur me reduktimin e rasteve të reja në javët e ardhshme. “Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”, tha ajo.

Sipas saj, masat më të mira parandaluese mbeten distancimi fizik dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

“Janë ritme që kërkojnë masa. Të vetmet janë distancimi fizik dhe izolimi. Jemi në një realitet të ri. Realiteti i ri është ky: lokalet janë hapur por distancat duhet të ruhen. Kudo që shkojmë duhet të mbajmë maskë. Në mjediset e mbyllura qarkullon virusi. Bëhen 800-900 teste në 24 orë. Është e rëndësishme rritja e numrit të tyre. Më e rëndësishmja është izolimi i të infektuarve dhe karantina e kontakteve të tij”, tha ajo.

Në fund, Bino apeloi që qytetarët të mos neglizhojnë sëmundjen, pasi ecuria e saj ndryshon nga një pacient në tjetrin.

“Kam një apel: Covid është sëmundje djallëzore dhe tinzare. Sot isha vetë në Infektiv. Të mos i injorojmë ata njerëz që po e vuajnë këtë sëmundje. Është sëmundje tepër djallëzore që të merr jetën pa e kuptuar. Është një mesazh që më mirë të mbrohemi sesa t’u besojmë teorive konspirative pa baza”, tha ajo.

Etiketa: silva bino
Pas

57-vjeçari i infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Para

Ligji kundër demostratave/ Shpërthejnë protestat në Greqi, qytetarët e revoltuar hedhin bomba tymuese para parlamentit

Para
Protesta masive në qendër të Athinës, përleshje mes policisë dhe qytetarëve

Ligji kundër demostratave/ Shpërthejnë protestat në Greqi, qytetarët e revoltuar hedhin bomba tymuese para parlamentit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.