Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik Silva Bino në një shkrim në mediat sociale ka bërë me dije se është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19, kolegu i saj, mjeku epidemiolog Vilson Topullit.
Bino shkruan fjalët prekëse për kolegun e saj, ndërkohë që e cilëson atë si një njeri të palodhur, duke theksuar se ai ishte kujtesa e ISHP-së, pasi kishte filluar punë aty që në moshën 19 vjeçare.
“Kjo pandemi na mori sot kolegun tonë të palodhur, Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjatë epidemisë së kolerës në vitin 1994. Më pas punova rreth 16 vite me të. Vili ishte personi që njihte çdo skutë që Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik. Një njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.”- shkruan Bino ndër të tjera.
Bino thekson ndër të tjera se ai ishte epidemiolog i terrenit, ndërkohë që nuk mund ta dinte se vite më pas një pneonomoni e tillë do ti merrte jetën.
“Ishte epidemiolog i palodhur i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite më pas një pneumoni e tillë do ti merrte jetën. Të na falësh Vili që nuk të mbrojtëm e nuk të shpëtuam dot.”- shkruan Bino.
Postimi i plotë: “Kjo pandemi na mori sot kolegun tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik.
Nje njeri i palodhur. Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP.
Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme.
Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore.
Ne nje nga shenimet qe shkruante gjeta: Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale.
Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit.
Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot.
Te qofte i lehte dheu kolegu jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty”, shkruan Bino.
(M.Q/Faxweb.al)