05:04 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Silva Gunbardhi tregon pikën e dobët të vjehrrës: Unë e quaj shoqe

09:25 | 30/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Silva Gunbardhi tregon pikën e dobët të vjehrrës: Unë e quaj shoqe

Kur është fjala për marrëdhëniet nuse – vjehrrë, sidomos kur personazhet janë publikë, të gjithë jemi sy e veshë për të mësuar si shkojnë dhe si e kanë raportin nuset apo vjehrrat e njohura. Me gjithë kujdesin për të mos zbuluar “të metat” e njëra-tjetrës, personazhet herë-herë nxjerrin ndonjë pikë të dobët me kujdes.

Sot ishte radha e Silva Gunbardhit, e cila ishte ftuar në “Rudina” në Tv Klan, për të promovuar klipin e ri “Digje zemrën”. Vetëm në pak ditë, klipi ka arritur të grumbullojë rreth 500 mijë klikime.

Por jashtë muzikës, Silva është edhe nënë e Dalvit, i cili pas pak ditësh feston 2-vjetorin e lindjes. Tani që vera ka filluar me koncertet, me Dalvin merret më shumë mami i Silvës, por në udhëtimet e gjata të ҫiftit, kujdestaria e vogëlushit i kalon vjehrrës.

Për këtë të fundit, Silva nuk ka fjalë ta përshkruajë, e ndien veten me shumë fat. Megjithatë, e pyetur nga Rudina si i ka raportet me të, këngëtarja arrin të zbulojë pikën e dobët të vjehrrës:

“Unë nuk e kam quajtur ndonjëherë vjehrrë, madje edhe në bisedat që bëj me mikeshat e mia. Jemi si shoqe. Ne kemi katër vjet që njihemi, më shumë se katër në fakt, se unë me Dafin kemi qenë shokë më parë. Kemi një marrëdhënie të mirë, por e di ҫfarë? Unë e kam vënë re, vjehrra ime do vetëm pak kujdes kur flet me të….” – tregon Silva, por nuk e lë me kaq pas ngacmimit të mëtejshëm të Rudinës: “Në ҫ’kuptim do kujdes?” “Në kuptimin që është shumë e ndjeshme dhe duhet të tregohesh e kujdesshme, vetëm kaq do, fjalën e mirë. Në fakt, kjo është për të gjitha nënat – fjalën e mirë duan të gjitha …”

Por nuk e kishte ditur që pas ekranit, vjehrra e priste për t’i bërë një surprizë live (ndoshta nuk do t’ia kishte zbuluar as pikën e dobët), e cila e la këngëtaren pa fjalë: “Silva, unë falënderoj Zotin që ti je pjesë e familjes sonë. Ti je nusja më e mirë në botë, ti nuk je nuse në fakt, por ti je si gocë, si shoqe, ti kujdesesh për të gjithë… të duam shumë Silva” – i tha vjehrra nga ekrani.

E emocionuar si asnjëherë, Silva tha se këtë nuk e kishte pritur. Duke e ditur natyrën e fortë dhe të ftohtë të Naxhit (kështu i thërret ajo së vjehrrës), vështirë se mund ta mendonte që ajo të dilte para kamerave: “Dhe unë që po mendoja ‘ҫ’ka Naxhi që po më rri kaq ftohtë këto ditë’” – tha Silva me të qeshur pa e ditur se “qëndrimi i ftohtë” i vjehrrës kishte një arsye të fortë.

Prapa të gjithë kësaj surprize, dihet kush është organizatori – Dafi, bashkëshorti i saj, i cili arriti të bindë edhe të ëmën ta përshëndetë të renë nga ekrani./Class

Etiketa: kengetarjamarredhenietSilva Gunbardhivjehrra
Pas

Salihi hedh firmën me klubin e ri, rikthehet në kampionatin austriak

Para

Plumb kokës, si u kërcënua Tefik Hyka, pista kryesore për atentatin

Para
Mjeku: “Biznesmeni Tefik Hyka ende në jetë”, u qëllua me dy plumba, në kokë dhe në zemër

Plumb kokës, si u kërcënua Tefik Hyka, pista kryesore për atentatin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.