Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vijon të jetë aktiv në jetën politike të Italisë ndërsa së fundmi është bërë protagonist i një episodi të sikletshëm gjatë vizitës së tij në Zagreb ku u mbajt takimi i liderëve të PPE.
83 vjeçari është rrezuar gjatë konferencës së PPE-së, ndërkohë që fillimisht të pranishmit menduan për një aksident me pasoja më të rënda, si fraktura e femurit.
Kohë më vonë pas incidentit stafi i tij ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se pas diagnostikimit nuk shfaqen thyerje të asnjë tipi, dhe bëhet fjalë vetëm me një goditje të fortë.
Kohët e fundit Berlusconi preferon më shumë skenarin europian sesa atë italian, ku qendra e djathtë që ka përfaqësuar nga hyrja në politikë në vitin 1994 tashmë në I afruar me liderin e Legas, Matteo Salvini.