Specialisti i ISHP-së Artan Simaku gjatë një lidhje për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi situatën pandmike që po kalon shqipëria si pasojë e koronavirusit që po kalon vendi.
Ai tha se “masat që u morën që në fillim ishin në kohën e duhur duke përmendur situatë në Italinë. Simaku tha se masat vijuese erdhën si rrjedhojë e ecurisë së vendit fqinj Italisë”.
Sa i përket kurbës së përhapjes së koronavirusit në vend ai tha se :vendi jonë po shkon drejt një përmirësimi por kjo nuk do të thotë se duhet të abuzojmë me daljet”. Për këtë ai mori shembullin e daljeve në fundjavë të qytetarëve që mbushen kodrat e liqenit në Tiranë ku shtoi se “nuk është çudi nëse mund të kemi një rritje të rasteve”.
Në lidhje me ndikim dhe kohën e zgjatjes së koronavirusit në Shqipëri ai tha se “do na duhet të bashkëjetojmë me të teksa përmendi higjenën përsonale dhe distancimin fizik”, ndërsa në lidhje me studimin e Universitetit të Singaporit që thoshte se pandemia në Shqipëri largohet në gusht specialisti nuk tha një përgjigje konkrete duke ia lënë në dorë kohës.
https://www.facebook.com/faxnews.all/videos/162920581772266/?t=814