Për zgjedhjen e kryeprorurorit të ri ditën e djeshme hynë në lojë edhe dy ambasadorët e rëndësishëm në vendin tonë Romana Vlahutin dhe Donald Lu.
Simfonia e tyre e përbashkët sipas gazetarit Basir Çollaku shkonte në vijën e idesë së mazhorancës dhe të kryeministrit Rama.
“Prokurorin nuk e propozon Rama dhe zgjedhin ambasadoret (krah tij) me tre vota…Ne duam ta zgjasim mandatin, por Llalla e ka mbaruar mandatin e vet dhe duhet te ike. Ky eshte refreni harmonik Lu-Vlahytin, ndonese mandatet edhe puna e tyre jane nje perzierje mes Kushtetutave diplomatike e gjeopolitike, si dhe axhendes se interesave te vendeve nga vijne. Vlahutini eshte gjendur krah Rames shpesh me radikale se Rama kunder opozites, por sua ka gjetur anen pergjigjeve per skandalin financiar te viles se blere disa here me shtrenjte se fqinjet dhe paraja qe kurre nuk fle, nis e pyet ku ka shkuar. Brukseli nuk ia miratoi zgjatjen e qendrinit ne “oazin” e Rames me shume se gushti 2018. Deri atehere hetimi mund te sjelle dukuri defryese per te vertetat rreth parase. Anbasadori anerikan Lu ka pohuar nje zgjatje mandati deri ne gusht 2018 pertej janarit kur i mbaron nandati, duke dhene arsye mikpritese me shume se zyrtare”, shkruan mes të tjerash Gazetari Basir Çollaku.
Po ashtu gazetari përmend faktin se vetë ambasadorët Lu dhe Vlahutin nga ana e tyre kanë kërkuar që të zgjasin mandatin e qëndrimit në Shqipëri. Po ashtu gazetari thekson se mënyra sesi ndërhyjnë ambasadorët dhe inetersat që ata kanë minon Reformën në Drejtësi.
“Lu ne fillim te Tetorit thishte se..”Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë së bashku”. Ndersa per zonjen Vlahutin shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) e konfirmoi këtë fakt për portalin Exit.al, në përgjigje të një kërkese të bërë në bazë të të drejtës për liri të informacionit duke mohuar zgjatjen e mandatit te perfaqesues se saj ne Tirane.
Tashme jemi ne zgjedhjen e Prokrorit te ri dhe Lu-Vlahutin lexojne Kushtetuten e OPDAT apo EURALIUS dhe “urdherojne” çuditerisht njelloj si Rama zgjedhjen e shefit te ri te akuzes, madje edhe me 36 vota. E persa i takon vetingut, ndjese paste, nuk ju kujtohet se duhet bere. Kujtojme se nuk kane folur as per rastin “Tahiri” as per 4 vjeçarin e kanabisit, as per 20 milione fara ( siç ka deklaruar ish presidenti Nishani) Zoti Lu nuk ka folur as per axhenden e Soros ne Shqiperi vizitat e tij ne Tirane dhe takimet e shpeshta te Rames me te, kur dihet boterisht qendrimi i preidentit Trump per Soros.
Tashme perpjekja e Rames per te kapur drejtesine ka nje pranim befasues nga diplomatet anemike ne raport me Kushtetuten. Nuk eshte fjala nese duhet te ike Llalla, ikja e tij nuk e demton Prokurorine. Çeshtja eshte se menyra e sjelljes me emerimet e reja, lajmeron dobesimin e saj, me teper se sa gjendja ne te cilen ndodhet.
Cilesia dhe elementi i perzgjedhjes me 84 dhe 94 vota eshte asgjesuar politikisht, duke e kthyer institucionin ne nje qoshe deshirash vendase dhe te huaja. Nese bejme pyetjen e vjeter romake kush fiton? Xhevapi me i gatshem eshte se Prokuroria jo. Akuza jo. Drejtesia jo. Qytetaret jo. Nese emerimi nis korruptuesehm politikisht dhe diplomatikisht, siç po behet, si do te shpresohet pune ndryshe nga drejtuesi i ri. Shenjat e lobingjeve oligarke per te çuar ne krye te prokurorise dike qe nuk ben asgje, si zevendesues te dikujt qe beri hiçgje, jane realitet konkret.
Duke derguar ne krye te akuzes nje borxhli ai do ta shpenzoje mandatin per te lare borxhet dhe jo derguar dosje te medha e shumepritura kunder oligarkeve ne gjykate e hetuar peshqit e medhenj, te cilet po behen emeruesit e tij. Ka nje deshtim me dashje te berjes se reformes ne drejtesi, ka nje vetting qe ka ngel me barre e nuk ka per te lindur ndonjehere, dhe nje degradim politikisht te ligjeve duke e bere sopaten pa bisht. Vettingu duhet dhe Prokurori duhet dinjitoz.
Por ne asnje vend nuk e zgjedhin ambasadoret. PD duhet ta shohe seriozisht dhe refuzoje si maskarade deri dhe ne bojkot kete perpjekje njeheresh duke qene e gatshme ti bindet ligjit dhe hetimit ne çdo rast dhe per çdo person kushdoqofte..Prokurorin nuk e propozon Rama dhe e votojne Lu-Vlahutin, Boshart..Ky vend do behet kur ambasadoret te flasin me pak e degjojne me shume. Sigurisht kur ambasadoret e nderuar nuk reagojne as nga deshira publike e Rames se po sheh ofertat ruse kineze dhe turke”, përfundon gazetari.
(E.K/FAXWEB)