Simone Veil, mbijetuara e Auschwitzit, e cila luajti një rol udhëheqës në legalizimin e kontracepsionit dhe abortit në Francë, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.
Veil, një ikonë e politikës franceze dhe presidentit të parë të Parlamentit Europian, vdiq në shtëpi, tha i biri i saj Jean.
Në vitin 1973, ajo shtyu ligjet për liberalizimin e kontracepsionit, me pilulën jo vetëm të autorizuar, por të rimbursuar nga sistemi i sigurimeve shoqërore.
Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi atë si “frymëzuese” dhe më të mirën e Francës.
Ajo ishte ministre e Shëndetësisë së Francës nga 1974-79, në të cilën roli i saj e lehtësoi qasjen për kontraceptivët dhe luftoi një betejë të gjatë për të legalizuar abortin. (B.H/Shuplaka)