Një pjesë e madhe e njerëzve i neglizhojnë dhe nuk i kuptojnë në kohë simptomat e para të sëmundjeve të veshkave dhe të sëmundjeve të tjera në tërësi.
E rëndësishme është që simptomat të kapen në fazën e duhur.
Më poshtë ju tregojmë disa nga simptomat e mosfunksionimit të veshkave:
Rritja e presionit të gjakut:
Kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.
Probleme me përqëndrimin:
Kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqëndruar, dobësim të sistemit imunitar etj.
Lodhje e vazhdueshme:
Kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.
Ënjtje në trup:
Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve. (M.D/ SHUPLAKA)