19:24 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më rrezikohet jeta në Turqi”, Simsek kërkesë zyrtare për azil, flet avokati Hyseni: Nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje

11:52 | 24/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më rrezikohet jeta në Turqi”, Simsek kërkesë zyrtare për azil, flet avokati Hyseni: Nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje

Selami Simsek, i arrestuar pak muaj më parë në aeroportin e Rinasit, duket se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të qendruar në Shqipëri, dhe për të mos patur fatin e mikut të tij Harun Çelik.

Pasi ndodhet prej disa muajsh në paraburgim, Simsek ka depozituar zyrtarisht një kërkesë për të përfituar azil politik në Shqipëri, pranë ambienteve të drejtorisë së migracionit dhe kufirit.

Në një komunikim që ka pasur me Fax News avokati i tij Elton Hyseni është shprehur se kërkesa për azil është bërë që në datën 8 Janar, dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e autoriteteve.

“Simsek e ka bërë kërkesën me postë që në datën 8 Janar, dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, edhe pse iu kemi bërë rikujtesë disa ditë më vonë.

Normal që është i frikësuar se mund të ketë të njëjtin fat si miku i tij. Askush nuk na njoftoi se Çelik do të dëbohej, ishte një veprim arbitrar, dhe normalisht që mund të ndodhë e njëjta gjë dhe me Simsek.

Nuk e kuptoj si nuk ka pasur një reagim derimë tani nga Drejtoria e Migracionit dhe e Kufirit. Ne kërkojmë vetëm që të respektohet procedura, të verifikohet nëse jemi në kushtet e duhura apo jo për të përfituar azil”, shprehet avokati Hyseni.

Simsek pretendon se në Turqi i rrezikohet jeta, dhe për këtë shkak ai kërkon që të përfitojë azil. Avokati këmbëngul se në rast se ka një urdhër dëbimi, duhet të ketë njoftim disa ditë më parë se kjo të ndodhë.

Etiketa: simseksimsek azil ne shqiperi
Pas

Grenell lëshon një ‘kërcënim’ në Beograd: Ne tërhiqemi nëse Kosova e Serbia nuk lëvizin drejt marrëveshjes

Para

Video/ Kërcet arma në mes të Vlorës, autori largohet me shpejtësi, dyshimet e para

Para
Video/ Kërcet arma në mes të Vlorës, autori largohet me shpejtësi, dyshimet e para

Video/ Kërcet arma në mes të Vlorës, autori largohet me shpejtësi, dyshimet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.