Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Selami Simsek për sigurimin e padisë. Pra ai kërkonte të mos ekzekutohej vendimi i Komisionit që i ka refuzuar azilin. Kjo i hap rrugë debimit të tij nga Shqipëria edhe pse brenda 5 ditëve mund të apelohet.
Avokati i Simsek Elton Hysenaj është shprehur se vendimi do të apelohet. Selami Simsek u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për falsifikim të vizave.
Ai u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij Harun Çelik, me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kandaze të falsifikuar. Simsek, është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.
(E.K/Faxweb.al)