I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtari i njohur Sinan Hoxha rrëfeu disa momente nga dasma e tij me Andrra Destanin.
Por teksa moderatori i emisionit dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi e pyeste këngëtarin lidhur me dasmën ai ia ktheu: “Ti ishe i pranishëm në dasëm se unë të ftova, por ti s’më ftove në dasmën tënde.”
Ndërkohë që publiku iu përgjigj me pasthirrma deklaratës së Sinanit, Ermali ia ktheu: “Unë të ftova në dasëm por ti nuk erdhe”, duke i kërkuar edhe një justifikim.
Por Sinani nuk mbeti pas, ai e kishte një përgjigje të vlefshme. “Unë isha në koncert por të çova mesazh”.
Debati i dyshes së famshme të cilët janë miq edhe përtej ekranit përfundoi me të qeshura dhe një rrokje duarsh. Sigurisht edhe me të qeshura dhe duartrokitje nga publiku. (D.D/Shuplaka)