Kreu i sindikatës së naftëtarëve në Ballsh Sokol Dautaj është shoqëruar për në pólici. Një prej punonjësve ka folur për Fax News duke thënë se shoqërimi i tij për në komisariat është bërë vetëm se organizon punëtorët për prótesta.
“Janë mbledhur punonjësit se i ka ndaluar pólicia dhe aty prisnin që të vinte pronari, por nuk erdhi. Kryetarin e sindikatës e kanë marrë në pólici. Kemi një vit pa marrë paga. Ministrja e Energjitikës, zonja Balluku ka dhënë urdhër që uzinën e Ballshit ta shohin brenda muajit Qershor. Iku Qershori, Korriku, po ikën dhe Gushti e asgjë.
Zoti Rama do ti paguajmë dritat. Thonë do vimë sot, do vimë nesër. Thonë që është një maqedonas e nuk dimë asgjë, kemi tre muaj. Kemi që në shtator, jemi pa bukë, jemi me kredi, me fëmijë. Nuk e marrim vesh çfarë bën ky shtet me ne”, tha punonjësi.
Ndërkohë që kreu i sindikatës vijon të mbetet në kómisariat, naftëtarët janë mbledhur aty para duke kërkuar lirimin e tij.(A.M/Faxweb.al)