Sindikalistët francezë kanë protestuar kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron lidhur me punësimin.
. Marshimet janë organizuar në Paris, Marsejë, Lion, Nantë dhe të tjera qytete kryesore. Qytetarët demonstruan kundër ligjeve të reja, të cilat i japin kompanive më shumë hapësira për të negociuar pagat dhe kushtet e punës drejtpërdrejt me punonjësit dhe limitojnë dëmshpërblimet për punëtorët e larguar padrejtësisht.
Të pranishëm në protesta ishin edhe dy ish-rivalë të presidentit Macron, socialisti Benoit Hamon dhe radikalisti Jean-Luc Melenchon. Përbërja e grupit protestues u prit me ironi pasi pjesëmarrësit kishin pak të bënin me sektorin privat, që preket nga reformat e Macron.
Ndërkohë Macron gjendet në ishujt e Saint Martin dhe Saint Barts në Karaibe, dy nga territoret më të prekura nga Uragani Irma javën e kaluar.
(S.SH/Shuplaka)