16:26 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sinjale drejt një aleance qeveritare, ç’thanë dje Basha dhe Kryemadhi për marrëdhënien mes tyre

10:41 | 06/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sinjale drejt një aleance qeveritare, ç’thanë dje Basha dhe Kryemadhi për marrëdhënien mes tyre

PD dhe LSI do të kenë detyrën e vështirë në katër vitet e ardhshme, të bëjnë opozitën e fortë përballë qeverisë, e cila është me ‘’një timon” ashtu siç pëlqen kryeministri Rama që ta quajnë.

Kryemadhi dhe Basha të ftuar në emisione të ndryshme televizive kanë dhënë mbrëmë sinjale afrimi, edhe pse ende është herët për të folur për një aleancë qeveritare. Mes tyre ka pasur një takim para pak ditësh dhe në Kuvend, ku nuk ka munguar as një puthje në faqe.

Mirëpo Basha i pranishëm dje në “Top Story” për atë takim në sallën e Kuvendit tha se nuk ka të bëjë me raportet mes dy personave. 

“Nëse do të flasim për puthjen këtu nuk është emisioni i pasdites. Kush e bën emisionin e pasdites në TCH? Jonida Shehu. Aty mund të flasim për puthjen”– tha Basha duke qeshur. 

Ai tha se marrëdhëniet me LSI-në janë të kushtëzuara për shkak të kundërshtarit që kanë përballë. 
“Ne nuk jemi në qeveri të krijojmë një koalicion. Ne jemi në opozitë. Neve na bashkojnë taksta, plehrat, shqetësimet e qytetarëve përballë një mazhorance që ka amalguar lidhjene  saj me krimin” , u shpreh Basha.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Kryemadhi e ftuar në ‘’360 gradë” është shprehur se ka besim te Basha. Në lidhje me marrëveshjen e Majit, Kryemadhi u shpreh se Basha gaboi dhe u përdor si një kamzhik kundër LSI-së nga ana e Ramës.

DEKLARATAT E KRYEMADHIT PËR BASHËN:

E para njëherë, unë besoj te z. Basha. Pse besoj te z. Basha? Besoj te ambicia që ka ai për të ardhur në pushtet. E dyta, besoj dhe nuk do të dëshiroja ta besoja kurrë se ia ka me hile vetes së tij, pavarësisht se mungesa e eksperiencës në politikë dhe mungesa e eksperiencës politike në marrëveshjen me Edi Ramën e bëri që të krijonte probleme për veten e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Unë mendoj që është në të njëjtin pozicion siç ishte Ilir Meta në 2007 kur Edi Rama e përdori LSI-në për të marrë mandatin dhe pastaj bëri gjithë atë furtunën e ndryshimeve kushtetuese brenda 24 orëve në natën e errët.

 Në një debat, në qoftë se unë do të ulem ballë për ballë me z.Basha dhe ai do të ngrejë argumenta, ose z.Zheji apo dikush tjetër do të na nxjerrë përballë se cfarë ka thënë z. Basha në fushatë dhe çfarë ka thënë Monika apo Petrit Vasili në fushatë për z.Basha, ne do të ballafaqohemi dhe do të lejmë argumentat tona.

Ka një problem. Kush është problemi? Problemi i gjithë gjërave është se z. Basha tha se ka argumenta që tregojnë për shushunjat e LSI-së, por dolën që shushunjat më të mëdha ishin të PS.

Me ardhjen e ministrave teknik që z.Basha i vuri në qeverinë e z.Rama, të gjitha shushunjat e LSI-së i hoqi z.Basha me firmën e tij.

Task-forca u ngrit vetëm për të hequr njerëzit e LSI-së dhe ikën faktikisht dhe sot e kësaj dite, me përjashtim të një ose dy drejtorëve që nuk ishin të ngrirë nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, nuk ka asnjeri.

Unë them që z.Basha u mashtrua. Ndoshta edhe ndërkombëtarët ndikuan sadopak për ta vendosur në një cep të vetëm duke pasur parasysh që paketa McAllister ishte më e mirë se ajo e Hoyt Yee  dhe i jepte shumë më shumë kontroll Bashës për procesin zgjedhor, megjithatë kjo ka të bëjë me rrethin që ka ai rreth e qark vetes së tij.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Bashalulzim bashaMonika Kryemadhi
Pas

Fallxhorja bën parashikimin, çfarë e pret Ramën, Berishën, Metën, Bashën në të ardhmen

Para

Kush e rrahu tifozin e Tiranës pas ndeshjes në “Selman Stermasi”, familjarët: Si qëndron e vërteta (FOTO TË RËNDA)

Para
Kush e rrahu tifozin e Tiranës pas ndeshjes në “Selman Stermasi”, familjarët: Si qëndron e vërteta (FOTO TË RËNDA)

Kush e rrahu tifozin e Tiranës pas ndeshjes në “Selman Stermasi”, familjarët: Si qëndron e vërteta (FOTO TË RËNDA)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2.5%

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte.

13 persona u plagosën pasi dy autobuzë u përplasën në New York

Aksident në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy turistët me motoçikletë, dërgohen me urgjencë në spital

Zegjine Caushi humbet mandatin

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë

Kapet në flagrancë me doza droge gati për shitje, pranga të riut në Sarandë

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.