Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, sipas dereuters.com.
“Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë për në Bashkimin Europian, siç edhe Komisioni Europian i ka rekomanduar”, – deklaroi Maas gjatë një fjalimi në Berlin.
Maas kërkoi edhe një rol më të besueshëm të Europës në botë duke bërë thirrje për reforma me ndikim, sidomos në fushën ekonomike dhe atë monetare.
“Europa duhet t’i tejkalojë ndarjet e viteve të kaluara. Nëse ndalojmë zgjerimin dëmtojmë reformat në Shqipëri. Shqipëria ka bërë një reformë ambicioze në drejtësi. Gabim nëse BE nuk lejon antarësimin e vendeve të reja.” – theksoi Maas.