15:43 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sinjali më i keq nga Serbia”, Rama kundër deklaratës së BE-së për situatën në Kosovë: Një grup kriminal i investuar për terror

15:00 | 27/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sinjali më i keq nga Serbia”, Rama kundër deklaratës së BE-së për situatën në Kosovë: Një grup kriminal i investuar për terror

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku është takuar dhe me zv.Kryeministrin italian Antonio Tajani.

Një deklaratë të fortë ka lëshuar gjatë konferencës për shtyp, në lidhje me deklaratën e BE-së për situatën e tensioneve me jetë të marra në veri të Kosovës.

Rama shprehet mbi grupin e sulmuesve të cilët vranë policin Afrim Bunjaku, se ishte një grup kriminal i investuar për të ushtruar terror.

Kryeministri Edi Rama: Për t’u kthyer tek pyetja lidhur me qëndrimin tonë për të herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kund ërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Joseph Borrell lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh që nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit dhe ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me Bashkimin Europian pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit, ku ka ndodhur një zhvillim dramatik pasi është vrarë një efektiv i Policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht i investuar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës, gjë që është pasuar nga shpallja e një ditë zie kombëtare në Beograd.

Kryeministri Edi Rama i dënon këto veprime, nga Serbia, duke veçuar dhe shpalljen e tre ditëve zi për sulmuesit e vrarë serbë.

Kjo për ne është e papranueshme, është e pajustifikueshme madje është e dënueshme sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe për Europën dhe kemi kërkuar që Bashkimi Europian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vërë alarmin në nivelin më të lartë, alarmin demokratik në nivelin më të lartë e të përdorë gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur këtij mesazhi krejtësisht të papranueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd dhe deri në momentin ku nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Europian për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë.

Deri në një moment të dytë, Kryeministri Edi Rama ndahet nga linja e BE-së dhe qëndrimeve për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kjo gjë e pandryshueshme nëse nuk ka një deklaratë të dytë nga Bashkimi Evropian.

Në momentin që del deklarata e dytë e nëse deklarata e dytë e bën këtë që ne kërkojmë, atëherë ne nuk kemi asnjë problem të linjëzohemi me deklaratën e parë sepse pavarësisht se çfarë bën Serbia, gjë me të cilën ne kemi punë me Serbinë, ne nuk i heqim asnjë presje të gjitha kërkesave të Bashkimit Europian e të komunitetit euroatlantik për Kosovën dhe në këtë pikë linja jonë është 100% linja e Bashkimit Europian dhe e komunitetit euroatlantik, por ama e përsëris, ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe atë që pastaj ka pasuar në Beograd me shpalljen e një ditë zie kombëtare që heroizon angazhimin e një grupi kriminal për të ushtruar terror në veriun e Kosovës

Pas

“Pres rezultate konkrete në zbulimin e ngjarjeve të vjetra kriminale”, Balla takim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Para

Vuçiç vrau dialogun me Kosovën

Para
Vuçiç vrau dialogun me Kosovën

Vuçiç vrau dialogun me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Varshava tërheq ambasadorin e saj nga Hungaria

Drenovë/ Flakët u afrohen puseve të naftës, tymi i dendur vështirëson punën e zjarrfikësve

Mbretëri e Bashkuar/ Mosha e votimit në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të ulet në 16 vjeç

Uranium për prodhim bombe?/ Gjeorgjia ndalon shitjen e 3 miliardë dollarëve të metalit

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Po përgatitemi për raundin e tretë të bisedimeve, jemi në kontakt me Kievin

Kritike situata në Drenovë, dhjetëra forca zjarrfikëse përballen me flakët

Vlorë/Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.