21:54 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sinoptikanët paralajmërojnë, nesër përmbytje dhe shtrëngata

16:32 | 07/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sinoptikanët paralajmërojnë, nesër përmbytje dhe shtrëngata

Meteoalb parshikon se moti mbetet me kthjellime të shkurtra e vranësira te shpeshta duke sjellë herë pas here shira të dobët deri vone ne mbrëmje kur shirat INTENSIFIKOHEN në pjesën më të madhe të vendit.

NESER, moti vijon me shira të dobët dhe mesatarë deri në orët e paradites ndërsa mesdita dhe në vijim, sjellin kthjellime fillimisht në zonat Perëndimore dhe gradualisht, kthjellimet do shtrihen në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 4°C në mëngjes deri në 20°C maksimumi në mesditë. E enjtja sjell rënie me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat do variojnë nga 2 në 19°C.

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit.

Sot (e mërkurë, dt.07) dhe në vazhdim përgjatë datave 8 dhe 9 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit.

Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin.

Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve.

Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen ditën e Enjte, 8 Mars 2018.

Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Pjesa tjetër e territorit parashikohet me ulje të rrezikut nga përmbytjet.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET : Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) dhe nesër (e enjte, dt.08) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarkun e Elbasanit priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve pritet që të bien në mbrëmje dhe gjatë pjesës së parë të ditës së nesërme.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1.000 m mbi nivelin e detit, por kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.
TEMPERATURAT : Nesër (e enjte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 14 °C
në vendet e ulëta: 6 / 13 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C.
ERA : Sot pasdite (e mërkurë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë, ndërsa nesër (e enjte, dt.08) era pritet të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: parashikimi i motit
Pas

Çfarë u ka premtuar Basha rusëve? Reagimi i Taulant Ballës për investigimin amerikan

Para

Nesër mos nxirrni lekë nga xhepi kur të hipni në urban, ja kush paguan

Para
Nesër mos nxirrni lekë nga xhepi kur të hipni në urban, ja kush paguan

Nesër mos nxirrni lekë nga xhepi kur të hipni në urban, ja kush paguan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.