Temperaturat në vend kanë rënë ndjeshëm. Por si do jetë parashikimi motit për ditët në vijim? Përgjigjen e kësaj na e jep sinoptikania e IGJEUM, Anira Gjoni, e cila në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Fax News” me gazetaren Alesia Dosti, nënvizoi se në ditët në vijim do të ketë sërish rënie të temperaturave.
Gjoni u shpreh se reshjet e shiut do të rinisin të mërkuren, për të vijuar në ditën e enjte dhe të premten. Sipas sinpotikanes, në zonat malore reshjet do të jenë në formën e deborës. Ky dimër sipas Gjonit, pritet te jetë më i ftohtë me temperaturë më të ulet krahasuar me vitet e fundit Sipas sinoptikanes një ndër arsyet për ulejn e ndjeshme të temperaturave janë ndryshimet klimatike.