Që gratë janë të këndshme, të brishta dhe të rrethuara nga paragjykimet e gjykimet, kjo tashmë dihet.
Po po ashtu shumë thënie ngihen mbi to, në vende e kohë të ndryshme. ‘’Bota.al” ka sjellë një pjesë të tyre.
Thënie amerikane : “Gratë janë të këndshme të biesh në krahët e tyre, por jo në duart e tyre”.
Thënie spanjolle : “Gruaja dhe vera e tërheqin burrin nga gjykimi”.
Thënie franceze : “Dobësia e burrit bën forcën e gruas”.
Thënie franceze : “Gruaja qesh kur mundet, dhe qan kur do vetë”.
Thënie franceze : “Gruaja të fal, vetëm pasi të ka dënuar”.
Thënie angleze : “Gruaja e zemëruar është si gjarpri që pickon”.
Thënie rumune : “Një shtëpi pa grua është si një violinë pa tela”.
Thënie greke : “Kundër helmit të gjarprit gjendet ilaç, ndërsa kundër inatit të gruas nuk ka ilaç”.
Thënie latine : “Femra e virtytshme kur e zgjedh burrin, konsultohet me ndërgjegjen dhe jo me sytë”.
Thënie latine : “Martesa e një vajze është aq e nevojshme, sa është hapja e një pusi aty ku nuk ka ujë”.
Thënie gjermane : “Gjuha e gruas është si një shpatë, që ajo nuk e lë të ndryshket”.