Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa u diskutua mbi krizën politike në vend dhe përplasjen e krijuar midis qeverisë dhe kreut të shtetit mbi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Meta priti në dyert e presidencës ish-kryeministrin, ndërkohë që në përfudim të takimit nuk ka hezituar edhe që ta përcjellë Berishën vetë deri te dera, madje duke shkëmbyer edhe një batutë me gazetarët.
“Sipas traditës së malësoreve, e prita vete mikun dhe e percolla deri tek dera!”- është shprehur Meta.
Në një deklaratë për mediat pas takimit me Metën, ish-kryeministri sulmoi drejtpërdrejt kreun e KED-së, Ardian Dvoranin, ku tha se është i vetmi në historinë e Shqipërisë që është gjyqtar dhe njëkohësisht merr pjesë në mbledhjen e Partisë Socialiste. Berisha u shpreh se Dvorani ka mbajtur peng për dy vite me radhë Reformën në Drejtësi.
(M.Q/Faxweb.al)