Sipërmarrësi italian në fushën e Call Center-ave në Shqipëri, Roberto Caparrotta ka reaguar ashpër dje në lidhje me miratimin e ligjit nga Senati Italian. Sipas tij qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për të negociuar me qeverinë italiane dhe tashmë biznesi është i detyruar të vuajë pasojat.
“Sot Italia miratoi ligjin për call center, duke vënë kështu në rrezik 25.000 vende pune për të rinjtë shqiptarë si dhe 847 biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor. Një lajm i paralajmëruar 6 muaj përpara, i cili fare mire mund të ishte evituar”, ka shkruar ai.
Edhe më parë në një emision në ‘’Ora News’’, biznesmeni Italian Caparrotta e kishte paralajmëruar këtë fakt, madje sipas tij Ministrat shqiptarë nuk kishin dijeni fare për këtë ligj. Në bisedën që kishte bërë me njërin nga Ministrat Caparrotta tha se ai ishte ”aut” për cështjen.