07:48 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sipërmarrësja shqiptare në Itali udhëton drejt Çamërisë, si u pengua me grupin e xhirimit të ”RAI 3” (VIDEO)

16:45 | 22/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Sipërmarrësja shqiptare në Itali udhëton drejt Çamërisë, si u pengua me grupin e xhirimit të ”RAI 3” (VIDEO)

Sonila Alushi është një sipërmarrëse shqiptare që jeton në Itali. Ajo risjell sot në profilin e saj ngjarjen e shëmtuar të vitit të kaluar me policin grek. Me origjinë nga Çamëria ajo vendos të bëhet pjesë e grupit të xhirimit të emisionit ”Radici”, për të shkuar drejt tokës së ndaluar, por aty ndalohen nga policia greke në Margëllic.

Ajo u bë personazh kryesor në dokumentarin , “Rrënjët, faqja tjetër e emigrimit” që  transmeton ”RAI 3” prej katër vjetësh në televizionin italian. Davide Demichelis, i cili në bashkëpunim me Alessandro Roca-n, ka shoqëruar protagonistët në vendin e origjinës për të zbuluar bashkë me ta nga cili ambient vijnë e për të treguar më pas se si jetojnë ata në Itali dhe si janë integruar.

”Po e përshkruaj me pak fjalë, të cilat i kam shprehur herën e parë që vizitova tokën çame bashkë me familjen time. Kur isha atje, para shtëpive të rrënuara e të braktisura, ndjeva të shprehem kështu: Italia ka shijen e bukës, mbi të gjitha atë të bukës së fëmijëve të mij. Tirana është e ëmbël si bakllavaja e mamit, e ëmbël si fëmijëria ime. Çamëria është e hidhur si ullinjtë, si kafeja e gjyshes, si dhimbja e saj!”, i thotë gazetarit italian Alushi, e cila është nënë e dy fëmijëve, Enianit dhe Deas.

Grupi i xhirimit shkoi drejt Margëlliçit, në shtëpinë e rrënuar të gjyshërve të saj por polici grek u ndërpret xhirimet dhe i urdhëron ta shoqërojnë në polici.

 “Dje vizituam Margëlliçin (Margariti), Çamërinë, tokën e gjyshërve të mi. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që ndjeva duke parë përsëri ato shtëpi të pajeta, m’u desh të duroj dhe pyetësorin e pakuptimtë e të padrejtë të policisë së vendit: gjatë xhirimeve, një tip arrogant që më pas u identifikua si polic civil, na ndërpreu punën dhe shoqëroi në polici! Por, “sigurisht” që problemi ishim vetëm unë dhe shoferi që jemi shqiptarë, pjesa tjetër e grupit, qytetarë italianë, mund të rrinin të qetë madje ju ofrua edhe kafe! Pra, prej eksperiencës personale dhe të freskët fare, mund të konfirmoj që policia greke e zonave në kufi, vazhdon me këto sjellje të ulta kundrejt ne shqiptarëve dhe ky fakt tregon qartë sa shumë u djeg ende Çështja Çame.”, rrëfen Sonila Alushi.

Një vendim selektiv, për të kontrolluar pjesën shqiptare të grupit dhe jo italianët. Ja si e komenton Alushi më tej:

 “Duke marrë gjithmonë parasysh që ky dokumentar nuk ka për qëllim trajtimin politik të kësaj çështjeje, por thjesht tregimin dhe dokumentimin e historisë time, ju informoj me kënaqësi që mbi këtë fakt do të flitet dhe tregohet më shumë se ç’ishte në planet e mëparshme të RAI-t. Edhe pse na ndaluan në mes të punës, ne gjithësesi arritëm të filmonim aq sa na nevojitej. Për Çamërinë, për historinë dhe genocidin ndaj të parëvë të mi, do të tregohet sidomos nga zëri i gjyshes time, babait, dhe xhaxhait tim. U ndjeva shumë keq për diskriminimin evident që jetuam ne, dy shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër, më vjen mirë që ç’ka i kisha treguar grupit të RAI-t mbi këto sjellie të policisë greke në Çamëri, patën mundësinë t’i vërtetojnë personalisht. Ndaj po, mbi këtë sjellje do tregohet. Mbi Çamërinë do të flitet dhe në mos gaboj, për herë të parë në RAI 3.” (V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”271″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

https://www.youtube.com/watch?v=1MD4IuS3g1A

Etiketa: camericameriamargellicsipermarrese shqiparesonila alushi
Pas

Gjoka: Kishim fitoren në duar, u shpërqëndruam dhe pësuam

Para

Milinkoviç: S’komentoj arbitrat, meritonim të fitonim

Para
Ndreu: Pësuam dy gola për faj të mbrojtësve

Milinkoviç: S’komentoj arbitrat, meritonim të fitonim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 34-të për konstituimin e Kuvendit

Vijojnë “shkëmbimet” e raketave gjatë natës, bombardohet spitali në Izrael

Këmbimi valutor sot/Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

SHBA dhe Izraeli drejt një super-operacioni së bashku

Mot i qëndrueshëm dhe ideal për bregdetin këtë të enjte

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.