Sipërmarrja shqiptare ka festuar 128 vjetorin e krijimit të saj. Ne një aktivitet festiv, CCIT AWARDS ka kremtuar 128 vjetorin duke shpërndarë çmime dhe çertifikata vlerësimi.
Aktiviteti është organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.
Vizion dhe veprime janë dy shtyllat ku është fokusuar më së shumti puna e sipërmarrësve shqiptarë.
Në aktivitetin CCIT AWARDS 128 VJEÇ, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, kryetari i kësaj dhome Nikolin Jaka, tha se, “viti 2024 ishte një vit jo i lehtë për sipërmarrjen, por jam i bindur se me pune dhe përkushtim sipërmarrja ia arriti të celebrojë me sukses këtë mbrëmje të mrekullueshme të ndarjes së çmimeve.
Dua të ndaloj në disa nga arritjet më të sukseshme të Dhomes së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2024, duke filluar me forumet e biznesit si një nga mjetet më efikase të partneritetit dhe bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve të vendeve shqiptare me sipërmarrjet e vendeve të tjera të huaja, qoftë në marrëdhenie bilaterale edhe në marrëdhënie dhe forume të përbashkëta multibilaterale”.
Jaka më tej u shpreh se gjatë vitit 2024, Dhoma e Tregtisë ka qenë në bashkëpunim të plotë me organizatat dhe sipërmarrjet private në Shqipëri.
“Në trajtimin e problemeve dhe pengesave që sipërmarrja ka në aktivitetin e saj si rezultat i një bashkëpunimi, ky grupim i kryesuar nga Dhoma e Tregtisëdhe Industrisë, i prezanton institucioneve shtetërore draft propozimin e një reforme të thellë në ekonominë shqiptare. Keto propozime nuk cënojnë buxhetin e shtetit, përkundrazi i rrit ato duke u bazuar në një luftë pa kompromis kundët rinformalitetit, krijimin e kushteve për një konkurencë të ndershme. Qëllimi ynë është promocioni i produkteve Made in Albania, sepse ambasadori me i mirë është produkti qe mban vulën e atij vendi ku prodhohet.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për resurset dhe potencialet qe kemi dhe nderkohe duhet te jemi te guximshëm, për të ndërmarrë reforma të sigurta që ta bëjmë këtë vend te mrekullueshëm qe e ka bekuar perendia.
Një problem tjetër është dhe kapitali human që në të gjithë duhet të kemi strategji të detajuara për të mbajtur kapitalin human në Shqipëri, që të jenë sa më profesional dhe te afte për të ushtruar dhe punuar në vendin tone.
Kapitali human sot në vendin tonë është shumë i brishtë. Në nuk duhet të presim nga qeveria për rritjen e pages minimale, por duhet të jemi një hap para dhe të nxisim konkurence në vend konkurencë Rajonale etj.
Duhet të jemi të kujdesshëm për të mbrojtur sipërmarrjen dhe ekonomine tonë”, u shpreh Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Indushtrisë Nikolin Jaka.