Ministri i mbrojtjes ruse pranon që një raketë e aviacionit ushtarak të Moskës, mund të ketë vrarë Abu Bakr al-Baghdad, liderin suprem të Shtetit Islamik.
Ky lajm është publikuar nga agjencia e lajmeve Tass. Sipas ministrisë së Mbrojtjes raketa me të cilën al-Baghdati mund të jetë vrarë është hedhur në periferi të Ragga në 28 maj.
Al-Baghdadi shpesh herë është raportuar i vdekur, që kur komuniteti ndërkombëtar ka ndërhyrë ushtarakisht për të neutralizuar Shtetin islamik por lajmi konfirmues është dhënë ditët e fundit.
Lajmi i vdekjes së al-Baghdadi nga një raketë është dhënë edhe nga televizioni i Shtetit sirian. (J.V/Shuplaka)