Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në në analizën vjetore të punës së Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku ai theksoi se nuk do të tolerohet moszbatimi i kontratës nga ana e operatorëve.
Ai foli për sistemin e pikëzimit për operatorët e transportit publik, duke u shprehur se falë gjobave të AMK-së është transformuar mënyra e bërjes së politikave të transportit në Tiranë.
Veliaj shpjegoi se gjoba ndikon në sistemin e pikëve, të cilat reduktohen deri në humbjen e licencës për një operator i cili nuk performon, për të cilin ka ankesa, që nuk jep biletën, që nuk ndalon në stacion, që ecën ngadalë apo kur nuk i punon kondicioneri, kur faturino pi cigare apo kur shoferi flet në telefon.
“E vetmja mënyrë se si mund ta përmirësojmë shërbimin është falë pikëzimit; sot kemi vendosur një sistem transparent se si do të verifikojmë shërbimin që ofrohet nga të gjithë operatorët tanë të transportit publik”, u shpreh ndër të tjera ai. (XH.A/SHUPLAKA)