Edi Fero, ish-Drejtori i Shërbimit Veterinar është shfaqur pesimist pas deklaratës së Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me rihapjen e eksportit të bagëtive të të imtave.
I ftuar në Fax News, Fero u shpreh se të gjithë fermerët mund të ndihen positivë pas këtij lajmi, por nuk bëhet fjalë për eksporte.
“Një prodhues që nuk plotëson dot nevojat e vendit nuk mund të llogarisë eksportin. Është një presion i madh që ushtrohet mbi kushtet në të cilat mbahet dhe shitet mishi në Shqipëri.
Këto duken si show të bëra edhe në vitet e shkuara.
Eksporte quhen vetëm ato produkte që dërgohen drejt një vendi të Bashkimit Europian. Nuk mund të flasim për një gjë të tillë në një kohë që ne kemi vite që hame pula dhe mish Brazilian,”- ka thënë Fero.
Më tej ish-drejtori i Shërbimit Veterinar tha se Shqipëria eksporton vetëm vezë.
“Madje konkurron edhe tregun europian në këtë pjesë. Këto marrëveshjet dypalëshe për eksporte mishi janë vetëm show. Duhet të kalojnë njehërë të gjitha stadet e higjienës, jemi shumë larg kësaj çështjeje,”- përfundoi Fero.
(F.M/Faxweb)