Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës, ka komentuar situatën për ndotjen mjedisore në vend.
Ambientalisti ka komentuar pamjet skandaloze të ndodtjes së mjedisit në Durrës të publikuar nga ‘Fax News’.
Ai tha se kjo gjendje është skandaloze por që ka ndodhur shpesh në ujërat e Shqipërisë ku shpesh I kemi bërë vetë por edhe të huajt gjithashtu me dashje aopo pa dashje.
“Ky është rast i ngjashëm me disa të tjera, ka ndodhur disa herë në Vlorë, Sarandë, Durrës, shpesh herë e kemi peshqesh nga të huajit shpesh e bëjme vetë.
Ky gjiret sit ë Karaibeve për të pritur turistë elitar të Europës por për shkak të kësaj ndotjete edhe nga të huajt edhe nga ne nuk mund të vijnë dot.
Vajërat që janë aty, hidrokarburet që aty nuk janë të tretshme në ujë dhe nuk lejojnë rrezet e diellit për të kryer fotosintezën, kjo bën që gjallesat në ujë të vdesin.
Kjo ndotje do shumë kohë të tretet pasi ndotja flë aty në gjirin e Durrësit. Ne skemi as masa emergjente, po të kem kushtet që ka një ekip për këto punë, mund të shkoj aty për të pastruar”, tha Guri.
Ambientalisti duke iu referuar rasteve në Vlorë, u shpreh gjithashtu se ai në dy raste ka çuar çështje në Prokurori për ndotjen por Prokuroria ishte treguar indiferente, ndërsa shoqata të ndryshme e kishin këshilluar që të mos merrej me këto punë.
“Dy herë kam nisur proces hetimor, Prokuroria nuk kthente as përgjigje pastaj disa shoqata më thonin lëre, kompania i kishte kombinuar forcat për të mbrojtur veten”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me rastin e Maliqit ku një kompani kërkon të presë pyjet për ta kthyer tokën në zonë minerare, por që banorët kanë paralajmëruar se kjo nuk do të ndodhë, pasi ata nuk e lejojnë, Sazan Guri tha se është një nga rastet e shumta që ndodh në Shqipëri. Ai tha se duhet të gjenden zgjidhje të tjera për këto çështje.
Teksa u pyet për gjyqin e banorëve të Pezë-Helmesit, që kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike bitumi, Guri tha se zona nuk është e përshtatshme për ngritjen e një fabrike të tillë.
Guri theksoi se këto fabrika lëshojnë element të rrezikshëm kimikë të cilët për shkak të zonës që është në formë grope, ato bien mbi kokën e banorëve.
“Ai ishte një argument absurd që unë s’ja fal vetes, që ose nuk kam ditur të spjegoj mirë ose këta mbajnë rolin e atyre që u kanë dhënë pushtetin.
Kemi 5 mijë banorë, 3-4 shkolla, depozita, kemi fabrika që prodhojnë ushqimore, fusha futbolli. Pra në këtë kuadër, ky betonizim me bazë mbetjesh.
Zona është gropë, këto elementët fluturojnë në ajër, nuk ngrihen dot më shumë se 100 metra e bien mbi kokën e banorëve.
Formohet një pluhur kimik, PM1, formohet smogu fotokimik. Zona nuk është e sheshtë që të shkrihet në volumin e ajrit, por disa orë pas çlirimit bie mbi kokat e banorëve, më pas në gjakun e tyre. Gjyqtarja, me argumentin që unë nuk mund ta ndaloj dot, duke qenë se këto mbetje kanë dëm të panjohur.
Sa dëm bën telefoni, elektromagnetizmi etj. Dëmi nga hidrokarburet e naftës është zbuluar në San Francisko, dëmi që sjell nafta dhe hidrokarburi, në një vend gropë, afër lumit është i madh,”-ka thënë Guri.
I pyetur nga spikerja e lajmeve, Armela Ferko, se cili do jetë hapi i radhës nga ana e Gurit, por edhe të tjerë mbështetësve të banorëve në Pezë-Helmes, Guri tha:
“Këta janë pushtuesit e fundit, qeveria, pushteti nuk gjykon antagonistët e vetë. Për 5 ditë do t’i adresohemi gjykatës së Apelit. A vdesin a nuk vdesin fëmijë, ndihem i turpëruar. Si mund të kem bërë jurist, gjyqtarë e prokurorë në leksionet e mia. U bërtas se u kam dhënë shpirtin. Gjyqtarja nuk ndan dot krimin civil nga krimi mjedisor.”
Një tjetër problem që është denoncuar në Fax Neës nga ambientalisti Sazan Guri është dhe derdhja e mbetjeve nga një thertore në Valias.
Në Valias, një thertore depoziton çdo mbrëmje mbetjet në lumin e fshatit. Guri tha se këto mbetje janë të rrezikshme, pasi përcjellin sëmundje të tjera.
“Një tjetër skandal rrezikon mjedisin. Kemi të bëjmë me Bashkinë Kamëz, ku ka një fabrikë, ministria e Mjedisit duhet të reagojë. Ndotja është e përnatshme nga fabrika të tilla, që hedhin helmet nga thertoret e tyre. Mbetjet përfundojnë në lumin e fshatit. Këto janë lëndë të rrezikshme. Përcillen sëmundje me anë të gjakut. Gjaku i infektuar i kafshëve, nuk pyesin për tretje në ujë. Janë si lëndë bërthamore. Dy tre mbetjet e tyre e vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt urave, prekja e fëmijës sot me ujëra të ndotura, kur vete ai 33 vjeç. ”-u shpreh ai.
I pyetur se pse kjo shkelje e ligjit lejohet nga instancat shtetërore, ambientalisti e konsideroi si një çmenduri kombëtare.
“Çmenduri kombëtare. Mali i Zi i trajton ujërat kombëtare. Kanë frikë nga ligji, kanë shumë frikë. Ka 5 mijë banorë të tjerë në këtë zonë. Ne nuk kemi zona industriale, ne kemi zona të përziera. Fabrikat tona ngrihen pranë banorëve. Më pyesin mua si ministër o si ministër. Janë ndotjet bashkiake, ndotësi më i madh është ministria e Bujqësisë, nuk denjoi të na hapte derën. T’ja thonë ministrit këta që na dëgjojnë. 35 % e mbetjeve janë mbetje organike, iku kjo. Këto mbetje nuk treten janë shumë të dëmshme për shëndetin”.tha Guri.
(B.H/Faxweb)