Ish kryeministri i vendit Sali Berisha do të jetë sot i ftuar në një intervistë në Fax News në orën 20:00.
Në një intervistë, përballë gazetarit Bledian Koka, Berisha do të pyetet për pagesat për Rrugën e Kombit, për situatën në Kosovë, kontratën e lobimit të PD.
Gjithashtu ish kryeministri do të pyetet dhe se e kujt është droga që u kap në Maminas dhe çfarë fitojmë e humbasim me marrëveshjen e “Detit”.
Ndërkohë që një çështje tjetër që do të diskutohet është situata e brendshme në partinë Demokratike.
(M.Q/Faxweb)