Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 666 mostra, nga të cilat 2.279 kanë rezultuar pozitive.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona.
MSh ka njoftuar se deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 18.287.
Në krahasim me dje, numri i rasteve të reja është rritur për 29, ndërsa numri i viktimave është rritur për 4.
Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë, për çdo ditë po thyhet rekord i ri i rasteve të reja.
(E.H/Faxweb.al)