Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar këtë të diel vetëm një rast të ri me Covid-19 nga 2144 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Nga ana tjetër, Ministria thotë se nuk ka asnjë viktimë të shkaktuar nga virusi i rrezikshëm. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.
Njoftimi i plote:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2144 testime, 4 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2144
Testime totale 817,479
Raste pozitive 132,535
Raste të shëruara 130,027
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 10
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1
(E.H/Faxweb.al)